Veliaj: “Në 100 ditët e para do të aprovojmë ligjin për votën e emigrantëve atje ku jetojnë”
Romë, 9 prill 2013 – Partia Socialiste vijon organizimin e takimeve në vendet ku janë të përqendruar emigrantët shqiptarë për të kërkuar votat e tyre. Pas takimit që Edi Rama pati shqiptarët në Milano më 30 mars, deputeti Pandeli Majko dhe Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erjon Veliaj shpalosën programin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit mes emigrantëve shqiptarë në qytetin e Larisës, më 7 prill.
Në takim është theksuar se fati i Shqipërisë nuk mund të ndryshojë pa votën e emigrantëve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit.
Deputeti Majko nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të përgjithshme për fatin e Shqipërisë dhe të ardhmen e emigrantëve. “Në 23 qershor nuk do të vendoset thjesht fati i PS-së, do të vendoset fati i Shqipërisë. Duhet të vini në Shqipëri, jo me një votë për PS-në, por me një plan për Shqipërinë”, iu drejtua Majko emigrantëve.
Erjon Veliaj u ka kujtuar emigrantëve se Berisha për 8 vjet në fuqi i ka harruar krejtësisht ata dhe që nëse PS do të marrë shumicën në Parlament, “që në 100 ditët e para mund të kalojmë ligjin për votën e emigrantëve atje ku jetojnë. Dhe ky është ndryshimi”, tha Veliaj.
Lexo edhe:
Edi Rama mes emigrantëve në Milano
Premtimet e shtetit shqiptar dhe emigrantët
Berisha: “Duhet të votojnë edhe 16-vjeçarët” Pse nuk mendon për emigrantët?
Topi në Toskanë: “Ministri për emigracionin”
Ruçi e Balla takojnë emigrantët në Udine
Qeveria shqiptare ngre Komitetin e Diasporës
Programi i PS-së për emigrantët: