in

Operacion europian antidrogë. Urdhër-arreste për 37 shqiptarë

Hetimet e nisura në vitin 2009 në Firence, të koordinuara më pas nga qendra ndërkombëtare Eurojust e Hagës në Holandë, kanë sjellë sot në arrestimin e 37 personave, të gjithë shqiptarë, që jetojnë jo vetëm në Firence e qytete të tjera të Italisë por edhe në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Zvicër.

Romë, 10 prill 2013 – Një super-operacion i forcave të rendit ka sjellë sot lëshimin e ekzekutimin e 37 urdhër-arresteve në mbarë Europën për shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, kryesisht kokainë, heroinë dhe extasy, për shfrytëzim prostitucioni dhe qëndrim klandestin në Itali. Gjithçka nisi në Firence në vitin 2009 pas disa verifikimesh mbi shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas karabinierëve të kryeqendrës së Toskanës, grupi kontrollonte në regjim monopoli të gjithë zonën e Novoli-t ku vepronin prostitutat dhe përdornin paratë e fituara me to për financimin e “aktivitetit qendror” të organizatës, trafikun e drogës që sillej nga veriu i Europës, veçanërisht nga Holanda e Belgjika. Këto orë po arrestohen 37 persona jo vetëm në Itali (në Bolonjë,  Bolzano, Brescia, Forlì-Cesena, Imperia, Milano, Pisa, Varese dhe Verona) por edhe në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Zvicër.

Sipas karabinierëve, kreu i bandës është Dritan Hoxha, i njohur edhe me nja dhjetë emra të tjerë të rremë, tashmë i burgosur në Milano e më parë në Genova. Forcat e rendit kanë verifikuar se edhe gjatë burgosjes Hoxha ka arritur të mbajë kontaktet me anëtarë të tjerë të organizatës përmes mesazheve të kodifikuara e gjesteve të veçanta, duke ruajtur faktikisht komandën e grupit. Në grupin kriminale edhe një vajzë e re 22 vjeçe, Matolda Boja, e dashura e Hoxhës .

Majko emigrantëve në Greqi: “Më 23 qershor ejani votoni për ndryshimin e Shqipërisë”

Referendum i Radikalëve: “Qëndrim më i shkurtër në CIE dhe sanatore”