in

Mandati i dytë i presidentit Napolitano në shtypin shqiptar

Edhe në Shqipëri, zgjedhja për herë të dytë e Napolitanos në krye të shtetit ka gjetur menjëherë hapësirë në mediat elektronike shqiptare.

Ja si e përcjellin lajmin disa prej tyre:

ATSh, Agjencia Telegrafike shqiptare, mes të tjerave, vë në dukje: “Menjëherë pas kapërcimit të limitit minimal një duartrokitje e fortë filloi në sallën e Dhomës së Deputetëve, ndërsa në sheshin e Monteçitorios mbështetësit e M5S, të Grillos shprehën kundërshtimin e tyre me fishkëllima dhe thirrje negative.
Napolitano, 87 vjeç, pranoi sot kandidaturën për një mandat të dytë presidencial në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit pavarësisht nga mosha.
“Mendoj se është detyra ime të ofroj disponibilitetin që më është kërkuar”, theksoi Napolitano. Partitë kryesore italiane, që dështuan të zgjedhin pasardhësin e tij gjatë pesë tureve të zgjedhjeve presidenciale, i kërkuan në mëngjes Napolitanos, një personalitet i respektuar në vend, të pranojë kandidaturën për një mandat të dytë presidencial”.

ATSh kujton gjithashtu edhe: “Giorgio Napolitano do të bëjë betimin si presidenti i Italisë për herë të dytë, të hënën e javës së ardhshme, pasi arriti të merrte mbështetjen e nevojshme për një mandat të dytë në krye të shtetit. Ceremonia do të zhvillohet në Dhomën e Deputetëve në 17:00 me orën italiane ndërkohë që të pranishëm do të jenë ligjvënësit nga Dhoma e Deputetëve dhe nga Senati dhe po ashtu edhe përfaqësuesit rajonalë të cilët votuan për rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë presidencial prej shtatë vjetësh”.

Balkanweb sjell në vëmendjen e lexuesit: “Partitë kryesore italiane, që dështuan të zgjedhin pasardhësin e tij gjatë pesë tureve të zgjedhjeve presidenciale, i kërkuan në mëngjes Napolitanos, një personalitet i respektuar në vend, të pranojë kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, për të nxjerrë vendin nga qorrsokaku politik. Giorgio Napolitano pranoi kandidaturën për një mandat të dytë presidencial, siç tha ai, në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit. “Mendoj se është detyra ime të ofroj disponibilitetin që më është kërkuar”, – theksoi Napolitano”.

Shqiptarja.com vë në dukje se “Kreu i ri i shtetit në Itali është Giorgio Napolitano i cili fitoi me 739 vota përballë kundërshtarit Rodota me 217 vota.  (…) Me qindra njerëz janë mbledhur duke lëshuar thirrje kundër tij, protestë kjo e mbështetur edhe nga Grillo kryetari i Lëvizjes “5Yjet”, I cili nuk e pranoi që në fillim rezultatin. “Napolitano, presidenti më i keq!” (…) Tani presidentit të ri do t’i duhet të përballet me krijimin e qeverisë në Itali, pas zgjedhjeve të mesit të shkurtit që kanë çuar në një situatë vendnumëro”.

Shqip e Tema mbështeten kryesisht në lajmin e dhënë nga Shqiptari i Italisë menjëherë pas mbylljes së votimit në Montecitorio.

Gazeta Shqip:

Gazeta Tema:

 

Giorgio Napolitano mbetet President i Italisë

Çmim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për Diplomën më të mirë