in

Vrasin barbarisht priftin. Arrestohen tre vetë, dy në Itali e një në Shqipëri

Bledar Haxhillari, Fatjon Kraja dhe Gazmor Haxhillari janë arrestuar sot në mëngjes me akuzën e rëndë të vrasjes

Romë, 23 prill 2013 – Mëngjesin e sotëm janë arrestuar tre persona që akuzohen për vrasjen më 29 dhjetor të vitit të shkuar të famullitarit të kishës së Tizzanas në Quarrata të provincës së Pistoias. Të arrestuarit janë Bledar Haxhillari, Fatjon Kraja dhe Gazmor Haxhillari, dy të parët të kapur nga karabinierët në Prato e Montemurlo dhe i treti në cërrik nga forcat special RENEA.

Operacioni, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i këtyre personave është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali nga forcat e rendit të të dyja vendeve pas dy muajve hetime në Itali e Shqipëri të koordinuara nga Interpol.

Famullitari u gjet i vdekur në shtëpi të tij më 29 dhjetor 2012. Prifti u lidh dhe u rrah egërsisht. Sipas autopsisë shkaqet e vdekjes së tij ishin mbytja nga një shirit ngjitësi me të cilin i kishin mbyllur gojën dhe pjagët e marra nga të rrahurat. Vrasësit u larguan nga vendngjarja me makinën e priftit pas i vodhën kasafortën që mbante në dhomë.

Onorina Myslymi: “Il trucco del trucco? Ve lo svelo su youtube”

Mjekët e huaj. Regjistrimet në shkollat e specializimit