in

Cécile Kyenge: një reformë me koston zero

Më në fund, nga 28 prilli 2013, është e qartë për të gjithë që mëse 5 milionë italianët e rinj që vazhdojmë t’i quajmë “të huaj” nuk janë njerëz kalimtarë në Itali

Romë, 29 prill 2013 – Në këto kohë recesioni, që po përjeton Italia, fjalët magjike janë “reforma me koston zero”. Kjo lloj reforme është si feniksi, për të cilin të gjithë flasin po se ku është askush s’e di.

Ngritja e ministrisë së Integrimit dhe emërimi në krye të saj i Cécile Kyenge-s është një provë e ekzistencës së saj. Nga 28 prilli është më në fund e qartë për të gjithë që mëse pesë milionë italianët e rinj që vazhdojmë t’i quajmë “të huaj” nuk janë kalimtarë nëpër Itali.

28 prill 2013: Kryeministri Letta i shtrëngon dorën ministres Kyenge menjëherë pas betimit para presidentit
Cécile nuk është përfaqësuese e të ashtuquajturit “brez i dytë”, një bij “imigrantësh e lindur dhe e rritur në Itali. Ajo është, me plot gojën, “imigrante”. Cécile ka zgjedhur me dëshirë të jetë italianë, të jetojë e të rritet në një vend të ndryshëm nga ai ku lindi, në një vend ku erdhi në moshë madhore. Ndryshe nga unë, ajo është italiane sepse e ka zgjedhur të jetë.

Cécile është italiane por edhe “e huaj”. Nëse brezat e dytë janë ai profil i imigracionit që na jep siguri, Cécile është imigracioni vetë, me të gjithë ngarkesën e tij me energji, optimizëm, tension e konflikte.

 Cécile është italiane dhe diçka tjetër.

Ja se si u zbërthye edhe koncepti tradicional i italianitetit, duke realizuar atë që në terma teknikë quhet “de-masifikimi i identitetit kulturor”.

Tani të jesh italian e kongolez, shqiptar e italian, italian e rumun, peruan e italian, maroken e italian (e kështu me radhë, u kuptua ç’dua të them), është një tjetër mënyrë e të qenit italian. Nëse kjo është apo nuk është e sanksionuar nga njohja formale e shtetësisë (gjithsesi, ju lutem shumë, reformoni ligjin!), pak rëndësi ka.

Por është e rëndësishme ndjenja e anëtarësisë në një komunitet, në periudhat e arta dhe ato të errëta të një vendi.

E meqë integrimi është një proces i dyanshë që kërkon konsensus e hapje të të dyja palëve, asnjë integrim nuk do të jetë ndonjëherë i mundur pa njohjen paraprake të vlerës, të unicitetit të vyer dhe të brishtë, të dinjitetit intim të secilit prej milionëve burra e gra imigrantë në Itali.

Pikërisht në këtë aspekt, emërimi i ministres Kyenge është “një reformë me koston zero”.  

E kanë kuptuar lexuesit e shqiptariiitalise.com e të të gjitha siteve në italisht apo në gjuhë të tjera të grupit editorial ‘Stranieri in Italia’ që lajmin e komentojnë pak a shumë njësoj: “Më në fund, njëri nga ne në qeveri!”.

Vjen më në fund vlerësimi për atë që deri më sot ishte anashkaluar. Është e rëndësishme që të thuhet, që të jetë në qendër të vëmendjes, që ky është edhe Vendi yt. Kështu një pjesë e integrimit është realizuar. Pjesa tjetër është në duar të sigurta.

Fat e punë të mbarë Cécile!

Gianluca Luciano

In italiano su stranieriinitalia.it
Cécile Kyenge: una riforma a costo zero

Qëllohet me armë përpara Pallatit Chigi, plagosen dy karabinierë, arrestohet atentatori

Aleksandër Gashi: “Muzika është shpresë, jo vetëm komunikim i shpejtë”