in

Fatkeqësi në punë në Cernusco. Shembet një skelë, vdes punëtori që punonte mbi të

Viktima është një shqiptar 36 vjeç, rezident në Cernusco

Romë, 27 maj 2013 – Një fatkeqësi në punë, në Cernusco sul Naviglio, komunë pranë Milanos, i ka marrë jetën një emigranti shqiptar 36 vjeç. Rreth orës 10.30, në një kantier ndërtimi në rrugën Baracca, struktura metalike e skelës është shkëputur nga muri e është shembur duke marrë me vete edhe 36 vjeçarin që ishte mbi të duke suvatuar në pesë metra lartësi.

Sipas informacioneve të para nga ekipi mjekësor që ka shkuar në vendngjarje, punëtori ka vdekur menjëherë. Agjentët e policisë lokale dhe personeli i ASL-it të zonës po punojnë për zbardhjen e arsyeve të shembjes së strukturës dhe për verifikimin e respektimit të normave të sigurisë në punë në kantier.

Çeku familjar. INPS jep kufijtë e të ardhurave nën të cilët merret kontributi

Foggia. Ajo nuk pranon të punojë si prostitutë, i dashuri e rreh dhe i djeg shtëpinë