in

Foggia. Ajo nuk pranon të punojë si prostitutë, i dashuri e rreh dhe i djeg shtëpinë

Arrestohet Klajdi Toska, 33 vjeç

Romë, 27 maj 2013 – Duhet të përgjigjet për rrahje, kërcënime në rrethana rënduese dhe zjarrvënie me dashje Klajdi Toska i arrestuar në San Severo nga karabinierët e Foggias.

Sipas ANSA-s, i nxehur sepse e dashura, 30vjeçare nga Bullgaria, nuk pranonte të punonte si prostitutë në rrugën kombëtare 14 mes Foggias dhe San Severos, Toska e ka marrë për fyti dhe ka nisur ta qëllojë me forcë, edhe me grushta në fytyrë. Vajza ka arritur t’i shpëtojë duarsh e të dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ndërsa gjen një patrullë karabinierësh e u rrëfen ngjarjen, merr një telefonatë nga fqinjët që të trembur i komunikojnë se i fejuari Toska po i vë zjarrin shtëpisë, qoftë të të fejuarës e qoftë asaj të fqinjëve.

Është dashur ndërhyrja e tre skuadrave të zjarrfikësve për të shuar zjarrin e ndezur nga Toska ndërsa karabinierët e vënë në kërkim të tij e kanë gjetur të fshehur në shtëpinë e një bashkatdhetari. Është arrestuar dhe është mbyllur në burgun e Foggias me akuzat e zjarrvënies me dashje, të rrahjes e kërcënimt në rrethana rënduese.

Fatkeqësi në punë në Cernusco. Shembet një skelë, vdes punëtori që punonte mbi të

Elezioni amare per Giancarlo Gentilini, lo sceriffo anti-immigrati