in

Kuvendi miraton me konsensus të ashtuquajturat ligje të integrimit

Me një seancë të jashtëzakonshme, pas debatesh dhe replikash mes mazhorancës dhe të opozitës, sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi më në fund 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian si kusht paraprak për shqyrtimin e statusit të vendit kandidat. Opozita pranoi t’i votojë këto tri ligje, me kushtin që të vijnë në fuqi më 1 tetor.

Kështu pak pas orës 14.00, u miratuan ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota në favor, ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota dhe së fundi Reforma Parlamentare me 108 vota.

Sequi: Miratimi i tri ligjeve, provë që palët mund të bashkëpunojnë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se mirëpriti miratimin e paketës se të dy ligjeve dhe të reformës e rregullores së parlamentit. Në një prononcim për mediat, pas miratimit të tre ligjeve të integrimit nga Parlamenti, Sequi tha se “miratimi  i ligjeve, është i rëndësishëm jo vetëm sepse është kërkuar nga Brukseli, por edhe prova që vërteton se palët mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën kur kjo është në të mirë të vendit”.

Fyle: Ruani konsensusin ndërpartiak

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka përshëndetur sot miratimin e 3 ligjeve në Kuvend, të cilat duhet t’i hapin rrugë integrimit të mëtejshëm të vendit BE. Me një mesazh të shkurtër në Tëitter, Fyle shkruan: “Mirëpres miratimin e 3 ligjeve në parlament. Rëndësi ka tani ruajtja e konsensust ndërpartiak me qëllim që vendi të ecë në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

Ambasada amerikane: Nxisim palët të çojnë përpara edhe reformat e tjera

Ambasada Amerikane me një deklaratë për mediat ka vlerësuar miratimin e ligjeve. “Ambasada mirëpret miratimin konsensual të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim Kuvendin dhe qeverinë e ardhshme t’i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Tiranë.

Wollfarth: Miratimi i ligjeve, hap konstruktiv drejt të ardhmes

Pas miratimit të tre ligjeve, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi se, “ky është një hap konstruktiv, pasi hap rrugën drejt reformave në këtë vit shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për Shqipërinë”.

“OSBE është dhe do të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë si rezultat i prezencës së saj në Shqipëri, pjesë e reformave konstruktive sepse integrimi europian do të thotë më shumë paqe, më shumë prosperitet dhe kjo është arsyeja që ne jemi këtu”, tha Wollfarth.

Alemanno: “Con Marino a Roma nomadi e delinquenti immigrati”

Që Elhaida Dani të fitojë, sonte varet vetëm nga televota