Zbulohet një trafik droge në veri të Italisë me vlerë prej mëse 10 milionë eurosh
Romë, 4 qershor 2013 – Një organizatë kriminale italo-shqiptare e specializuar në trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë, është shkatërruar nga karabinierët e Astit.
Karabinierët kanë arritur të dokumentojnë një trafik të mëse 30 kg drogë me vlerë tregu mbi 10 milionë euro. Mëngjesin e sotëm, Komanda provinciale e Astit ka nisur kontrollimet dhe ka arrestuar 31 persona, italianë e shqiptarë, që vepronin kryesisht në qytetin e Astit e në zonat përreth, por edhe në provinca të tjera të Italisë së veriut dhe Holandë.
Gjatë operacionit të sotëm u sekuestruan 3 kg kokainë, arkë klandestine dhe u kapën në flagrancë 15 persona.