in

Porti i Barit. Sekuestrohen 1.400 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria

Arrestohet 45 vjeçari shqiptar, që ngiste kamionin në të cilin ishte fshehur droga

Romë, 6 qershor 2013 – Në një kamion të sapo mbërritur me traget nga Durrësi, Guardia di Financa e punonjësit e Doganave të portit të Barit kanë gjetur të martën 1300 pako me marijuanë me peshë të përgjithshme 1.400 kg. Droga ishte fshehur mes konfeksioneve të rrobave që zyrtarisht kamioni transportonte nga Shqipëria për në Padova.

Financierët kanë arrestuar shoferin, 45vjeçar shqiptar, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe kanë sekuestruar kamionin e të gjithë mallin.

Savona. I hoqi gabimisht veshkën e vetme. Dënohet me dhjetë muaj mjeku

Rreh të shoqen me të bijën foshnje në krah. Arrestohet 32-vjeçari