in

Lecco. Keqtrajton të shoqen arrestohet 48-vjeçari

Një shqiptar 48 vjeç rezident në Lecco duhet të përgjigjet për keqtrajtim, lëndime personale dhe përdhunim të të shoqes

Romë 11 qershor 2013 – Brenda pak ditëve dy shqiptarë në Itali janë arrestuar për dhunë në familje. Pas rastit të 32-vjeçarit të arrestuar në Pratola Peligna në provincën e L’Aquilas, dje një tjetër, 48 vjeç, ka zënë faqet e kronikës për keqtrajtim të të shoqes, këtë radhë në Lecco.

Ky i fundit duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për keqtrajtim në familje, lëndime personale dhe akte përdhunimi ndaj të shoqes.

Sipas mediave lokale, forcat e rendit kanë nisur hetimet prej disa muajve, kur e shoqja ka gjetur guximin për të paditur atë çka i ndodhte brenda mureve të shtëpisë. Për arrestimin e 48 vjeçarit kanë qenë vendimtare, veç dëshmive të gruas edhe ato të spitalit ku ajo është shtruar disa herë pas akteve të dhunshme të të shoqit, veçanërisht agresiv kur ishte i dehur.

Lexo edhe: Rreh të shoqen me të bijën foshnje në krah. Arrestohet 32-vjeçari

La xenofobia non paga più. Chiedete ad Alemanno e a Gentilini…

Dy të rinj shqiptarë gjenden të vdekur. Njëri i djegur, tjetri i mbytur