in

Zgjedhjet 2013 – Shqipëria numëron

Edhe sot në mëngjes, kur janë numëruar tashmë 70% e votave, vazhdon të kryesojë koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama. I djathti është në krye vetëm në Kukës.

Flet Edi Rama, si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

“Është momenti kur ndihem më krenar se kurrë”. Kështu tha pak më parë Edi Rama që ka dalë para selisë së Partisë Socialiste për të përshëndetur mijëra simpatizantë të mbledhur aty kur mungojnë akoma nga numërimi vetëm pak kuti.

“Kjo fitore është veç nisja. Tani nis puna e madhe për të sjellë ndryshimin” të punojmë e sakrifikojmë që të sjellim ndryshimin”.

“Më ka qëlluar të them deri dje fjalë të papëlqyeshme për kundërshtarin siç a thënëjo pak ai për mua, gjëra që ndodhin në demokracitë pak të zhvilluarash të tonat. Por sonte unë dua ta falënderoj atë për të gjitha të mirat që historia mund t’i vlerësojë nesër me objektivitetin që unë sot nuk kam”.

“Tani që tani që gjithçka mbaroi dua të them se do të përkushtohem jo vetëm për ata qënavotuan por për të gjithë shqiptarët. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë të mos ndihet i rrezikuar, asnjë organ mediatik, asnjë rrogëtar i shtetit, asnjë votues i palës tjetër”.

“Unë do të jem kryeministri juaj por edhe kryeshërbëtori juaj. Detyra do të jetë e imja, pushteti do të jetë juaji. Nuk do ta harroj unë por ju lutem të mos e harroni as ju”.

“Për Shqipërinë duhet të jetë kështu”.

Fjala e plotë e Edi Ramës: “Detyra do të jetë imja, pushteti juaji”

Shpërndarja e vendeve të Kuvendit
Qarku Dibër, ka përfunduar numërimi ASHE 3, APMI 3 (PS 2, LSI 1, PD 3)
Qarku Korçë, ka përfunduar numërimi ASHE 7, APMI 5 (PS 6, LSI 1, PD 5)
Qarku Kukës, ka përfunduar numërimi ASHE 2, APMI 2 (PS 1, LSI 1, PD 2)
Qarku Shkodër vijon numërimi ASHE 6, APMI 5
Qarku Lezhë, vijon numërimi ASHE 4, APMI 3
Qarku Durrës, vijon numërimi ASHE 7, APMI 6
Qarku Tiranë, vijon numërimi ASHE 18, APMI 14 (PS 15/PD 12/ LSI 3/ PDIU 1/ PR 1)
Qarku Elbasan, vijon numërimi ASHE 8, APMI 6
Qarku Fier, vijon numërimi ASHE 10, APMI 6
Qarku Berat, vijon numërimi ASHE 6, APMI 2
Qarku Gjirokastër , vijon numërimi ASHE 4, APMI 1
Qarku Vlorë, ka përfunduar numërimi ASHE 8 ( 6 PS, 1 PBDNJ dhe 1 LSI) APMI 4 ( 3 mandate PD dhe 1 PDIU).

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ORA 19:00

KORÇË

Korça janë numëruar deri tani 444/447 kuti
ASHE ka marrë  88183 vota, APMI 56373, FRD 1399.

ELBASAN

Numëruar 496/540 kuti,
ASHE ka marrë 93414  vota, APMI 63682, FRD 1735, AK 604.

KUKES – Rezultat përfundimtar

Numërohen 169/169  kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 18464 vota, APMI 27670, FRD 272 vota.

DURRËS

Janë numëruar deri tani 370/444 kuti
ASHE ka marrë 68839 vota, APMI 57927, FRD 3322, AK 543.

FIER

Në këtë qark janë numëruar deri tani 452/576 kuti
ASHE 101016 vota, APMI 51061vota,
5169 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.
FRD 2144 vota, AK 540 vota.

LEZHË

Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti
ASHE ka marrë 32915 vota, APMI 28425, FRD 688 vota.

TIRANË

Në këtë qark janë numëruar aktualisht 1136/1422 kuti votimi
ASHE ka marrë 196945, APMI 146994, FRD 5813 vota.

BERAT

Në qark janë numëruar deri tani 274/302 kuti
ASHE 62819  vota, APMI 21170 , FRD 469 vota.

DIBËR – Rezultat përfundimtar

Në Dibër janë numëruar të plota 264 kutitë e votimit,
ASHE 36964 vota, APMI 35005, FRD 2322 vota.

GJIROKASTËR

Janë numëruar 207/237 kuti
ASHE ka marrë 33995, APMI 14264, FRD 181 vota.

SHKODËR

Janë numëruar deri tani 384/417 kuti
ASHE ka marrë 58947, APMI 50365, FRD 2411 vota, AK 429.

VLORË – Rezultat përfundimtar

Qarku Vlorë janë numëruar 432/432 kuti,
ASHE ka marrë 77327 vota, APMI 37117 vota.
Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 3007, 1051 vota FRD, AK 851.

Ora 19.00 – Janë numëruar 88,73% e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se deri në orën 19.00 janë numëruar rreth 88,73% e fletëve të votimit.

Në një informacion zyrtar për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, raportoi për ecurinë e këtij procesi në të 12 qarqet e vendit, deri në orët e mesditës:

SHKODËR ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në 389 qendra votimi nga 417 gjithsej. Janë numëruar 93,29% e fletëve të votimit.

KUKËS përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.

LEZHË përfundon numërimi në 207 qendra votimi nga 258 gjithsej: janë numëruar 80,23 % e fletëve të votimit.

DIBËR përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.

DURRËS përfundon numërimi në 387 qendra votimi nga 444 gjithsej, ndërsa janë numëruar 87,16 % e fletëve të votimit.

TIRANË ka përfunduar numërimi në 1134 qendra votimi nga 1422 gjithsej. Janë numëruar 79,75% e fletëve të votimit.

ELBASAN përfundon procesi i numërimit në 495 qendra votimi nga 540 gjithsej. Të numëruara deri tani 91,67% e votave.

FIER përfundon numërimi në 459 qendra votimi nga 574 gjithsej; të numëruara 71,42% e fletëvotimeve.

BERAT numërimi ka përfunduar në 274 qendra votimi nga 302 gjithsej; janë numëruar 90,73% e votave.

KORÇË ka përfunduar krejtësisht numërimi në të gjitha ZAZ-të e qarkut.

GJIROKASTËR përfundon numërimi në 225 qendra votimi nga 237 gjithsej, deri tani janë numëruar 94,94% e fletëvotimeve.

VLORË përfundon numërimi në 429 qendra votimi nga 432 gjithsej. Ka përfunduar numërimi i 99,31% të votave.

Gazeta Express: “Berisha do të mbajë një konferencë shtypi me të cilën do të njohë humbjen”

Sipas Gazetës Express Kryetari i PD-së dhe Kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha, pritet të dalë sonte në një konferencë për shtyp për ta pranuar humbjen. Sipas burimeve të gazetës nga një anëtar i Kryesisë së PD-së, Berisha nuk e ka bërë deri tani këtë gjë vetëm sepse “ekziston frika që komisionerët e PD-së t’i braktisin qendrat e votimit”, çka do të thellonte edhe më hendëkun mes PS-së e PD-së.

Veç pranimit të humbjes, që nga rezultatet po shfaqet gjithnjë e më e paimagjinueshme edhe nga fetë fitimtarët,  a do të shkojë edhe më tej Berisha? A do të shpallë ai edhe tërheqjen nga kreu i Partisë Demokratike?

REUTERS: Shqiptarët i japin fitore plebishitare socialistëve. Tani presin që kryeministri Berisha të njohë disfatën

Agjencia Reuters raporton se tashmë që janë numëruar të gjitha votat në Shqipëri, opozita socialiste ka arritur një fitore dërrmuese.

 “Megjithatë nuk ka asnjë fjalë nga i munduri, kryeministri Sali Berisha. Berisha, figura dominante e politikës në këtë vend që pas rënies së regjimit stalinist në vitin 1991, nuk është parë apo dëgjuar në publik që nga e diela, kur shqiptarët votuan për t’i mohuar atij një mandat të tretë radhas si kryeministër. Perëndimi është në ankth për të parë një kalim paqësor të pushtetit në një vend që është thellësisht i polarizuar mes socialistëve dhe demokratëve dhe nuk e ka të panjohur dhunën. Një tranzicion paqësor do të rigjallëronte ofertën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian,” thuhet në shkrim.

 “Një humbje për 68- vjeçarin Berisha do të thotë fundi i karrierës së tij”, shkruan Reuters. Lexo nè origjinal: Albanians hand Socialists a landslide, wait on PM to concede

Ashton e Fule: “Ruani standardet e zgjedhjeve deri në fund”

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe Komisioneri Stefan Fule, i bënë thirrje sot të gjitha partive politike në Shqipëri të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar, njoftoi zyra e shtypit e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Përmes një deklarate për shtyp, Ashton dhe Fule përgëzojnë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. 

“Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë”, theksojnë Ashton dhe Fule në këtë deklaratë.
Sipas tyre, tani është e rëndësishme që stadet e mbetura të procesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. 

“Ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit evropian të mund të fitojë një vrull të ri”, përfundon deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE, Cathrine Ashton dhe Komisionerit Fule. 

Dritan Prifti tërhiqet nga gara: PS dhe LSI më vodhën 10 mijë vota

Tërhiqet kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Fierit, Dritan Prifti, për shkak të faktit se, sipas tij, PS dhe LSI i kanë vjedhur mbi 10 mijë vota.

“Nuk dua të vazhdoj të jem pjesë e një farse. Në Fier komisionerët e PS dhe LSI më kanë vjedhur mbi 10 mijë vota, ndërkohë që votat e deklaruara për mua janë vetëm 6 mijë”, tha Prifti.

“Një proces ku ka presion mbi votuesit nuk mund të jetë i lirë. Një qeveri e re me Ilir Metën brenda, nuk do jetë ndryshe nga ajo e Berishës. Jam i kënaqur që Berisha është duke u larguar, por qeveria me Metën nuk do i shërbejë shqiptarëve, por vetëm xhepave të vet”, tha Prifti, duke pohuar se do të kërkojë nga KQZ rinumërim të të gjitha votave në Fier, për të parë që ai nuk ka marrë 6 mijë, por 15-16 mijë votave.

Ora 15.00 – Numërohen 70% e kutive të Tiranës, kryeson PS me 43,47%

Procesi i numërimit të votave në kryeqytet po vijon në ditën e dytë, ndërsa deri tani (ora 15:00) janë numëruar rreth 70.11% e kutive të votimit ose 997, nga 1422 që ka në të gjithë qarkun.

Sipas informacioneve zyrtare nga KQZ, pjesëmarrja në votime në qarkun më të madh të vendit deri tani përllogaritet në 57.70%.

Nga votat e fituara, renditja e subjekteve politike në Tiranë, kryesohet nga Partia Socialiste me 43,47% të votave; Partia Demokratike me 34.84%; Lëvizja Socialiste për Integrim 7,29% të votave; Partia Republikane 2,24%; FRD 2,16%, etj.

Qarku i Tiranës, me 785.086 zgjedhës, do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, 32.

Rama: “Do të presim qetësisht rezultatin përfundimtar, por kundërshtarët të pranojnë realitetin”

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Sekretari i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, gjatë një daljeje publike në selinë e PS, e cilësoi rezultatin ende jo zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, si të paparashikueshëm, duke e krahasuar rëndësinë e tyre me atë të vitit 1992, të cilat siç u shpreh ai, sepse “ashtu s ato të20 vjetëve më parë, mbyllën një epokë për të hapur një tjetër”.

Rama deklaroi para mediave dhe simpatizantëve të mbledhur pranë selisë së partisë se, “në respekt të etikës dhe demokracisë evropiane”, do të presë qetësisht rezultatin zyrtar të procesit zgjedhor, para së të mbajë fjalimin e fitores, ndërkohë që kërkoi nga pala kundërshtare, të pranojë rezultatin.

Duke e vlerësuar procesin zgjedhor të lirë dhe demokratik, lideri i PS-së, u bëri thirrje të gjitha skuadrave numëruese të votave, “të vazhdojnë të bëjnë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna”.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se, “çdo shqiptar që votoi në 23 qershor pavarësisht për cilën forcë politike, duhet të jetë krenar se e bëri Shqipërinë krenare në sytë e botës”.

Ndërsa sekretari i Internacionales Socialiste, teksa përgëzoi për fitoren të majtën shqiptare, por dhe dy liderët kryesorë të saj Edi Ramën e Ilir Metën, tha se, “ky rezultat është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Evropën dhe për gjithë familjen socialdemokrate në mbarë botën”. Sipas tij, bashkimi i fortë i së majtës, solli një vizion të ri për vendin.

Rezultatet e KQZ-së të orës 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përqindjen e votave të fituara nga çdo subjekt politik në të 12 qarqet e vendit.

Sipas grafikut të KQZ-së, deri në orën 12:00 Partia Socialiste, me votat e fituara kryeson në 9 qarqe. Ndërkohë sipas KQZ-së procesi i numërimit ka përfunduar në 77,03% të qendrave të votimit në shkallë vendi ose në 4.243 prej tyre nga 5.508 që janë gjithsej.

Renditja e subjekteve zgjedhore në përqindje, sipas qarqeve, bazuar në votat e fituara (deri në ora 12:00):

BERAT
PS – 46.57%
PD – 20.70%
LSI – 24.03%
PDIU – 0.84%

DURRËS
PS – 40.09%
PD – 32.73%
LSI – 7.62%
PR – 7.06%
FRD – 2.97%

FIER
PS – 44.16%
PD – 21.72%
LSI – 10.07%
PDIU – 4.61%

KORÇA
PS – 43.32%
PD – 32.23%
LSI – 9.91%
PR – 3.07%
PBDNJ – 2.09%

LEZHË
PS – 35.76%
PD – 34.96%
LSI – 11.67%
PDK – 3.55%
PR – 1.80%

DIBËR
PD – 40.40%
PS – 33.62%
LSI – 13.45%
FRD – 3.11%
PR – 3.06%  

ELBASAN
PS – 42.20%
PD – 27.10%
LSI – 10.82%
PDIU – 7.59%
PR – 3.84%

GJIROKASTËR
PS – 41.88%
PD – 22.06%
LSI – 21.39%
PBDNJ – 3.76%
PR – 2.57%

KUKËS
PD – 48.22%
PS – 23.92%
LSI – 12.22%
PR – 5.14%
PLL – 2.43%

SHKODËR
PD – 37.57%
PS – 30.41%
LSI – 11.21%
PR – 4.28%

VLORË
PS – 46.77%
PD – 17.66%
LSI – 8.87%
PDIU – 5.64%
PBDNJ – 5.30%

Përfundon procesi i numërimit në Korçë: 6 mandate për PS, 5 për PD dhe 1 për LSI

Në qarkun e Korçës, të gjitha KZAZ-të tashme e kanë përfunduar procesin e numërimit të votave. Përkatësisht, në KZAZ-në nr 69, në Maliq, koalicioni i majtë ka qenë në avantazh me rreth 1000 vota, në KZAZ-në nr 70, në Korçë, me rreth 1900 vota, në KZAZ-në nr 75, në Devoll, me rreth 220 vota dhe në KZAZ-në 76, në rrethin e Kolonjës, me rreth 1780 vota.

Ndërkohë, deri në orët e para të mëngjesit ka vijuar procesi i numërimit në 4 prej KZAZ-ve, në ato me numër 71,72 (në Korçë) dhe 73, 74 (në Pogradec).

Deri në këto momente bëhet e ditur se LSI ka marrë 14.335 vota, çka do të thotë, se ka siguruar një mandat, ndërsa PS ka marrë 6 mandate, ndërsa PD 5 mandate.

Ora 11.30 – Vijon numërimi, vazhdon kryesimi i koalicionit të majtë

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit vijon në të gjitha Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në vend, ndërsa rezultatet paraprake flasin për një fitore të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane(ASHE) të drejtuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama, kundrejt koalicionit të djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”(APMI), e drejtuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Deri tani (ora 11:30), KQZ raporton për përfundimin e numërimit në 4151 qendra votimi nga 5508 që janë gjithsej, ose në 75,36 për qind të tyre, ndërsa pjesëmarrja në votime në rang kombëtar është në shifrat e 52,63%.

Më poshtë vijon numri i votave të fituara në shkallë koalicioni, në çdo qark:

LEZHË janë numëruar 207 kuti
ASHE  32915 vota
APMI 28425

DURRËS janë numëruar 318 kuti
ASHE  56316
APMI  47847

SHKODËR janë numëruar 324 kuti
ASHE 51604
APMI 43704

DIBËR janë numëruar 263 kuti
ASHE  36828
APMI   34887

BERAT janë numëruar 256 kuti
ASHE   58149
APMI  19443

TIRANE
ASHE 141713
APMI  108048

KORÇË janë numëruar 441 kuti
ASHE 87258
APMI 55888

FIER janë numëruar 396 kuti
ASHE 87991
APMI 43258

ELBASAN janë numëruar 400 kuti
ASHE 73804
APMI 51542

VLORË janë numëruar 368 kuti
ASHE 67780
APMI 32111

KUKËS janë numëruar 148 kuti
ASHE 16355
APMI 24486

Kreshnik Spahiu: “Aleanca Kuqezi nuk e njeh rezultatin zgjedhor!”

Sipas kreut të Aleancës Kuqezi këto zgjedhje janë manipuluar nga Berisha e Rama.

“Kishte marrëdhëveshje në kontratën e tyre. Jemi këtu për t’i thënë kryetares së KQZ-së, Lleshit, largohu nga një institucion fantazim që e kanë lënë qëllimisht kështu. – ka thënë gjatë protestës së tij para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – Institucioni juaj nuk funksionon. Kemi rotacion jo me zgjedhje dhe votën e popullit por me kontratë të shkruar nga Rama- Meta- Berisha”.

Emrat e mundshëm të deputetëve të Kuvendit të ri

Nëse raportet mes partive të profiluara deri në këto çaste do të ruhen  deri në fund ja kush do të jenë deputetët e rinj të Shqipërisë përlegjislacionin e ardhshëm. Bie në sy që PDIU këtë radhë mund të çojë në Kuvend katër deputetë: një nga qarku i Tiranës, një nga Elbasani, një nga Fieri dhe një nga Vlora.

Tiranë
PS
1. Pandeli Majko
2. Saimir Tahiri
3. Vasilika Hysi
4. Ditmir Bushati
5. Fatmir Xhafaj
6. Lindita Nikolla
7. Besnik Baraj
8. Xhemal Qefalia
9. Sadri Abazi
10. Parid Cara
11. Spartak Braho
12. Artan Gaçi
13. Pjerin Ndreu
14. Rakip Suli
15. Milena Harito
16. Dashamir Peza
LSI
1. Ilir Metaj
2. Klajda Gjosha
3. Luan Rama
PD
1. Sali Berisha
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja
11. Kastriot Islami
PR
Ylli Shehu
PDIU
Shpëtim Idrizi

Fier
PS
1. Gramoz Ruçi
2. Erjon Braçe
3. Eglantina Gjermeni
4. Ilirjan Celibashi
5. Armando Subashi
6. Arben Çuko
7. Pirro Lutaj
8. Majlinda Bufi
9. Ervin Koçi
LSI
1. Petrit Vasili
2. Robert Bitri
PD
1. Sokol Olldashi
2. Mesila Doda
3. Kozma Dashi
4. Shpëtim Idrizi
PDIU
1. Omer Mamo

Elbasan
PS
1. Ben Blushi
2. Damian Gjiknuri
3. Evis Kushi
4. Alfred Peza
5. Taulant Balla
6. Musa Ulqini
LSI
1. Edmond Haxhinasto
2. Bujar Kllogjri
PD
1. Arben Imami
2. Eduard Selami
3. Ardian Turku
4. Luçiano Boçi
PR
1. Luan Duzha
PDIU
1. Aqif Rakipi

Shkodër
PS
1. Mimoza Hafizi
2. Tom Doshi
3. Paulin Sterkaj
4. Namik Kopliku
LSI
1. Agron Çela
PKDSH
1. Mark Frroku
PD
1. Jozefina Topalli
2. Helidon Bushati
3. Voltana Ademi
4. Nard Ndoka
PR
1. Gaspër Kokaj

Lezhë
PS
1. Mimi Kodheli
2. Armando Prenga
3. Arben Ndoka
LSI
1. Monika Kryemadhi
PD
1. Aldo Bumçi
2. Gjovalin Kadeli
3. Albina Deda

Durrës
PS
1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
LSI
1. Lefter Koka
PD
1. Eduart Halimi
2. Igli Cara
3. Albana Vokshi
4. Gent Strazimiri
5. Oerd Bylykbashi
PR
1. Agron Duka

Kukës
PS
1.Vexhi Muccmata
PD
1. Flamur Noka
2. Besnik Dusha
3. Alban Zeneli
Dibër
PS
1. Shkëlqim Cani
2. Ulsi Manja
LSI
1. Përparim Spahiu
PD
1. Sherefedin Shehu
2. Bedri Hoxha
3. Roland Keta

Berat
PS
1. Fidel Ylli
2. Ermonela Felaj
3. Eduard Shalsi
4. Eduart Bejko
LSI
1. Nasip Nacco
2. Selfo Kapllani
PD
1. Genc Pollo
2. Astrit Veliaj

KORCE
PS
1. Bashkim Fino
2. Arta Dade
3. Olta Xhaçka
4. Ilirian Pendavinji
5. Ilir Xhakolli
6. Ylli Ziçishti
LSI
1. Piro Kapurani
PD
1. Ridvan Bode
2. Eleina Qirici
3. Edmond Spaho
4. Fatmir Mehdiu
5. Gjergji Papa

Vlora
PS
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto
LSI
1. Shkëlqim Selami
PBDNJ
1. Vangjel Dule
PD
1. Astrit Patozi
2. Arben Ristani
3. Liljana Elmazi
PDIU
1. Dashamir Tahiri

Gjirokastër
PS
1. Arben Ahmetaj
2. Erion Veliaj
3. Anastas Angjeli
LSI
1. Vangjel Tavo
PD
1. Genc Ruli

Sipas të dhënave më të fundit nga KQZ, rezultatet zyrtare nga të gjitha votat e numëruara sipas qarqeve deri në orën 08.30 janë si më poshtë:

LEZHË janë numëruar 207 kuti
ASHE  32915 vota
APMI 28425
FRD 688

DURRES janë numëruar 307 kuti
ASHE 54300
APMI 46259
FRD  2898

SHKODER janë numëruar 324 kuti
ASHE 51604
APMI 43704
FRD  2044

DIBER janë numëruar 262 kuti
ASHE 36623
APMI 34522
FRD 2241

BERAT janë numëruar  247 kuti
ASHE 56199
APMI 18634
FRD 434

TIRANE janë numëruar 785 kuti
ASHE 131558
APMI 96538

KORÇË janë numëruar 441 kuti
ASHE 87258
APMI 55888
FRD 1399

FIER janë numëruar 383 kuti
ASHE 84598
APMI 41 734
Dritan Prifti 4863 vota

ELBASAN janë numëruar 400 kuti
ASHE 73804
APMI 51542
FRD 1696

KUKES  janë numëruar 148
ASHE 16355
APMI 24486
FRD 265

Vazhdon epërsia e koalicionit të majtë mbi të djathtin që mbetet në krye vetëm në qarkun e Kukësit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të orës 00.20 të 25 qershorit:

KORÇË

Korça janë numëruar deri tani 401 nga 447 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 79838 vota, APMI 51844 vota, FRD 1328 vota.

ELBASAN

Elbasan, numërohen 312 nga 540 kuti
ASHE ka marre 60738 vota, APMI 43227, FRD 1475 .

KUKES

Numërohen 132 nga 169 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 12327 vota, APMI 20447 vota dhe 226 vota FRD.

DURRËS

Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 169 nga 444 kuti gjithsej
31074 vota, APMI 25868, FRD 1620 dhe AK 130 vota.

FIER

Në këtë qark janë numëruar deri tani 301 nga 576 kuti gjithsej
ASHE 66121 vota, APMI 32785 vota,
3499 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Numërohen deri tani 190 nga 258 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 29838 vota, APMI 26211 vota, FRD 654 vota.

TIRANË

Në këtë qark janë numëruar aktualisht 529 nga 1422 kuti votimi
ASHE ka marrë 91699, APMI 66294 dhe FRD 3902.

BERAT

Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 203 nga 302 kuti
ASHE 46471 vota, APMI 15541 vota, FRD 328 vota.

DIBËR

Në Dibër janë numëruar 198 nga 264 kuti
ASHE numëron 28658 vota, APMI 26370, FRD 1807 vota.

GJIROKASTËR

Në Gjirokastër janë numëruar 114 nga 237 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 17454 vota, ndërsa APMI 7556, FRD 139 vota.

SHKODËR

Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 273 nga 417 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 41376, APMI 35070, FRD 1614 vota.

VLORË

Qarku Vlorë janë numëruar 321 nga 432 kuti
ASHE ka marrë 61822 vota, APMI 29223 vota.
Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 2040 vota,
FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Lexo edhe: SHQIPËRIA VOTOI – Rezultatet në kohë reale, 24 qershor 2013

Rilindja sipas Edi Ramës

Flet Rama kryeministër: “Detyra do të jetë imja, pushteti juaji”