Prokuroria e Bergamos hap dosje për veprën penale të fyerjes të rënduar nga racizmi. Dëshiron të kuptojë nëse ekzistojnë arsye për ta çuar në gjyq
Romë, 17 korrik 2013 – Kërkimi publik i faljes dhe premtimi i një tufe me trëndafila për Kyenge, i kanë shpëtuar Calderolit kolltukun e zëvendës kryetarit të Senatit, por ato vlejnë pak, shumë pak, para ligjit.
Roberto Calderoli është futur në regjistrin e të pandehurve nga prokuroria e Bergamos për fyerje me rrethanën rënduese të diskriminimit racial.
Prokurori Francesco Dettori k mbledhur të gjithë artikujt e gazetave dhe regjistrimin e mitingut të të shtunës 13 korrik të mbajtur në Treviglio, gjatë të cilit legisti ka krahasuar ministren e republikës Cecile Kyenge me një orangutang. Është hapur një dosje, që u është besuar dy prokurorëve të Bergamos të vlerësojnë nëse fjalët e Calderolit përbëjnë vepër penale, e për rrjedhojë nëse ai duhet çuar apo jo në gjyq.
Ditët e shkuara, Codacons kishte paraqitur në ankimim në prokuroritë e Romës dhe të Bergamos, duke kërkuar të hetohet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes raciale, dhe të ofendimit të një organi kushtetues. Edhe sekretarët provincialë e komunalë të PD-së së Ferrarës Paolo Calvano e Simone Merli kishin paralajmëruar se sot do të ndërmarrin një nismë të ngjashme “për të luftuar përdorimin e një gjuhe të papranueshme”.
Me pak fjalë, çështja Calderoli duket se nuk mbaron me kaq.
Lexo edhe: Arrestoni Roberto Calderolin për racizëm!