in

ISTAT. Janë 4,4 milionë rezidentët e huaj në Itali

Më 1 janar 2013, numri i rezidentëve të huaj në Itali u rrit me 8,2% krahasuar me një vit më parë. 15% e të lindurve vitin e shkuar, i ka të dy prindërit të huaj

Romë, 27 korrik 2013 – të huajt rezidentë në Itali më 1 janar 2013 janë 4.387.721 persona, 334 mijë (ose +8,2%) më shumë se një vit më parë. Këtë thotë raporti i fundit i institutit statistikor ISTAT i botuar më 26 korrik që jep linjat e përgjithshme të bilancit demografik të vitit të shkuar.

Përllogaritja e popullsisë së huaj rezidente në Itali ka nisur duke u mbështetur në rezultatet e Censimentit 2011, duke i shtuar popullsisë së numëruar më 9 tetor 2011 lëvizjet demografike të periudhës 9 tetor – 31 dhjetor 2011 dhe më pas levizjet gjatë vitit 2012.

Kuota e shtetasve të huaj ndër gjithë rezidentët e Italisë vazhdon të rritet duke shkuar nga 6,8% e 1 janarit 2012 në 7,4% e 1 janarit 2013, çka do të thotë se rezidentët e huaj kanë ritme rritjeje më të larta se rezidentët me shtetësinë italiane.

Numri i të huajve rezidentë gjatë vitit 2012 është rritur kryesisht për pasojë e ardhjeve të reja (321 mijë persona) si edhe për lindjet e fëmijëve me prindër të huaj (80 mijë). Këta të fundit përbëjnë 15% të të gjithë të lindurve në Itali. Kundrejt një viti më parë, numri i të sapolindurve është rritur me 1%, më pak se rritja e vërejtur për vitin 2011 kundrejt vitit 2010 (1,3%).

Shpërndarja e të huajve në Itali vazhdon të jetë jo-uniforme. 86% e të huajve banojnë në Veri e në Italinë e Mesme, vetëm 14% në Jug e ishuj. Por megjithatë rritja më e madhe e të huajve është vërejtur në Jug (+12%) dhe në Ishuj (+10’9%).

Gjatë vitit 2012, kanë marrë shtetësinë italiane 65.383 të huaj, ose 16,4% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin marrjet e shtetësisë për natyralizim, martesë, për transmetim të menjëhershëm nga anë e prindërve të sapobërë italianë fëmijëve të tyre të mitur, si edhe shtetësitë e marra nga 18-vjeçarët e lindur në Itali nga prindër të huaj.

ISTAT nuk jep akoma të dhëna mbi përbërjen sipas shtetësisë së rezidentëve të huaj në Itali. Të fundit në dispozicion janë ato të 1 janarit 2011 (para Censimentit), dhe sipas atyre shifrave, shqiptarët rezidentë në Itali ishin 482.627 persona.

Shkarko: Istat. La popolazione straniera residente in Italia. Bilancio demografico. Anno 2012

Lexo edhe: Gjysmë milioni shqiptarë jetojnë në Itali

So tutto di Berlusconi & Co, ma della mia cittadinanza ancora niente…

Vdes Hysni Daci. I papunë e me tre fëmijë i vuri zjarrin vetes