Për shkak të papunësisë e të pamundësisë për të mbajtur familjen po kalonte krizë të thellë depresive që e shtyu drejt aktit ekstrem
Romë, 29 korrik 2013 – Ka ndërruar jetë duke gdhirë e diel në spitalin Bufalini të Cesenës Hysni Daci, 50 vjeç. Rezident në Saltara (provinca Pesaro e Urbino) me gruan e tre fëmijë në shkollë, i papunë prej një viti, të premten pasdite u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Që në fillim u pa që gjendja e tij shëndetësore ishte e pashpresë për shkak të djegies dhe plagëve të shtrira në të gjithë trupin.
Prej mëse një viti kishte humbur vendin e punës, prej disa javësh edhe e shoqja kishte mbetur pa punë. Situata e rëndë ekonomike, pamundësia për të mbajtur tre fëmijët e për të paguar këstet e shtëpisë së blerë vetëm pak kohë më parë, e kanë futur në depresion që e ka çuar drejt veprimit ekstrem të vetëvrasjes. Të premten ka dalë nga shtëpia, e pasdite në afërsi të Barchi-t, ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën. Disa persona dëshmitarë të ngjarjes kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë e janë munduar ta shuajnë duke i hedhur dhe e ujë. Kur kanë mbërritur ambulanca, karabinierët e zjarrfikësit është kuptuar menjëherë që Hysni Daci ishte në gjendje shumë të rëndë ndaj është çuar me helikopter në repartin e specializuar të djegieve të spitalit të Cesenës ku edhe ndërroi jetë pas dy ditëve në agoni.