Ka zbritur me një litar murin rrethues të burgut e është larguar në këmbë. Kapet pas disa orëve kërkime
Romë, 12 gusht 2013 – Një i ri shqiptar 23 vjeç që duhet të shlyejë dënimin me një vit heqje lirie është arratisur mëngjesin e të dielës nga burgu i Torre del Gallos së Pavias. Arratisja e tij ka qenë sa klasike aq edhe e thjeshtë: me anë të një litari ka kapërcyer murin rrethues të burgut dhe është larguar në këmbë.
Kur rojet e burgut kanë parë litarin, i riu ishte larguar pa lënë gjurmë. Por “liria” e ti ka zgjatur pak. Kërkimet e policisë së burgut me ndihmën e karabinierëve të nisura menjëherë, dhanë rezultat rreth orës tre: është kapur pranë një lokali në Motta San Damiano (provinca e Pavias) dhe është shoqëruar sërish në burg.
Lexo edhe:
Parma. Sërish dy shqiptarë që arratisen nga burgu
Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë
Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës
Fatmir Gashi, i arratisuri i fundit nga burgjet italiane
Është Altin Hoxha i arratisuri nga burgu i Romës, pjesëtar i një bande vilash
Tre shqiptarë arratisen nga burgu i Voghera-s
Ekstradohet në Itali Ndoi. Ishte arratisur nga burgu i Vogheras
Arkiv ‘Bota Shqiptare’:
Burgu s’është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003