in

Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe

Sipërmarrësi shqiptar rezident në Albenga dhe prindërit e tij duhet të përgjigjen për vjedhje me mashtrim në dëm të shtetit

Romë, 20 gusht 2013 – Është tashmë një lajm periodik zbulimi dhe paditja e shqiptarëve për marrjen pa pasur të drejtë të pensionit social, shuma që shteti u jep të moshuarve pa të ardhura për të jetuar në Itali. Rasti i fundit i sjellë nga shtypi është ai i një sipërmarrësi ndërtimi shqiptar, me iniciale A.G. 40 vjeç rezident në Albenga dhe e prindërve të tij.

Historia është gjithnjë e njëjta: ka sjellë prindërit në Itali me bashkim familjar. Pas futjes në xhep të lejes së qëndrimit, pleqtë kanë aplikuar për të marrë edhe pensionin social për tërheqjen e të cilit kanë deleguar të birin dhe janë kthyer në Shqipëri. Kështu A.G. ka marrë për pesë vitet e fundit si pension për prindërit mëse 76 mijë euro.  

Guardia di Finanza, gjatë kontrolleve për verifikimin e përmbushjes së kritereve nga të huajt për përfitimin e pensionit sociale, ka zbuluar rastin e të moshuarve shqiptarë dhe e ka paditur për vjedhje me mashtrim të shtetit në rrethana rënduese qoftë ata vetë qoftë djalin e tyre, edhe pse ky i fundit ka qenë i vetmmi përfitues i mashtrimit sipas financierëve.

Instituti kombëtar i sigurimeve shoqërore, INPS, ka ndërprerë menjëherë pensionin dhe ka nisur procedurat për rekuperimin e shumës që A.G. ka marrë padrejtësisht deri më sot. Ndërkaq financierët kanë bllokuar llogaritë rrjedhëse të bashkëjetueses së sipërmarrësit, pasi ai nuk ka asnjë të mirë në emër të tij.

K.B. Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:

Çeku social. 5.749,90 euro për vitin 2013. Mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur 65 vjeç e 3 muaj
Çeku social edhe për të moshuarit që jetojnë në një familje që ka të ardhura
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj

 

Dhuna në familje. Leje qëndrimi viktimave

“Po vijnë krushqit”. Interpretimi i mrekullueshëm i të rinjve zviceranë