Nuk është diçka e zakonshme të emocionohesh ndërsa dëgjon mbi 100 të rinj të këndojnë bukur dhe me nivel të lartë artistik një këngë popullore shqiptare. Aq më tepër kur të rinjtë nuk janë shqiptarë por të huaj.
Është rasti i këngës “Po vijnë krushqit” e kënduar nga tre kore të Akademisë së muzikës të Bazelit (Zvicër) nën drejtimin e dirigjentes Susanne Würmli-Kollhopp. Ata kanë dhënë një koncert me këngë popullore të vendeve të ndryshme, mes të cilave edhe shqiptarja “Po vijnë krushqit”.