in

Lejeqëndrimi. A mund të punësohet kush është në pritje të përtëritjes?

Kam një ndërmarrje të vogël ndërtimi e dua të punësoj një shqiptar që ka kërkuar përtëritjen e lejes së qëndrimit dhe tani për tani ka vetëm kuponin postar të nisjes së kërkesës? A mund të lidhë kontratë pune në këtë situatë?

Romë, 2 shtator 2013 – Sipas nenit 5, paragrafi 9bis i dekretit legjislativ 286/98, i huaji që, në pritje të lëshimit/përtëritjes së lejes së qëndrimit, ka në xhep vetëm kuponin që dëshmon paraqitjen e kërkesës, mund të punësohet deri në çastin e ndonjë kominukimi të mundshëm nga Autoriteti i Sigurisë Publike.

Por ekzistojnë disa tipe lejesh qëndrimi që nuk lejojnë punësimin e të huajve. Është fjala për leje të lëshuara për kura mjekësore, motive fetare, moshë të mitur, biznes apo arsye drejtësie. Ndaj është e nevojshme të verifikohet lloji i lejes së qëndrimit për të cilën është kërkuar përtëritja për të ditur nëse i huaji mund të punësohet apo jo (është gjithnjë e udhës që i huaji të ruajë një kopje e lejes së qëndrimit për të cilën është paraqitur kërkesa e përtëritjes).

Sidoqoftë, nëse i huaji përtërin një leje qëndrimi që i lejon të punojë në Itali, ai mund të lidhë kontratë pune nëse me kuponin që ka në xhep tregon se kërkesën e përtëritjes e ka paraqitur para skadencës së dokumentit apo brenda 60 ditëve nga skadenca.

Punëdhënësit që duan të punësojnë shtetas jokomunitarë me qëndrim në Itali duhet të nisin 24 orë para punësimit modelin e komnikimit t’i detyrueshëm UNILAV Qendrës kompetente për Punësimin. Në rast se bëhet fjalë për një bashkëpunëtore shtëpiake, komunikimi i bëhet drejtpërdrejt INPS-it. Një kopje e këtij komunikimi duhet t’i jepet të huajit që duhet ta çojë në Kuesturë për mbylljen e praktikës për dokumentin e qëndrimit.

Në rast se verifikohen motive penguese për lëshimin e dokumentit, edhe punëdhënësi duhet të informohet mbi këtë fakt, duke shmangur kështu që ai të ndëshkohet për punësim të një të huaji pa një titull të vlefshëm qëndrimi. Sipas ligjit dëshkimi parashikon heqje lirie nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe sanksion administrativ 5.000 euro për çdo person me qëndrim të parregullt të punësuar.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

Referendum immigrazione. Firma anche Berlusconi (e Maroni si arrabbia)

Emigranti në Tiranë