in

Piacenza. Ndalohen dy persona në Malpensa për vrasjen e Sadik Hajderit

Njëri prej tyre mund të jetë pikërisht personi që e ka vrarë

Romë, 3 shtator 2013 – Dy persona duhet të jenë ndaluar nga policia në aeroportin e Malpensës ndërsa po merrnin një avion për t’u larguar nga Italia. Njëri prej tyre mund të jetë pikërisht personi që ka shkrepur revolen e ka vrarë të dielën në darkë Sadik Hajdërin (fillimisht emri i tij u dha si Sadik Hajdërasi) në një bar të Piacenzës.

Këtë lajm, që nuk është konfirmuar ende nga forcat e rendit, japin mediat lokale, sipas të cilave dy të ndaluarit janë shqiptarë. Hetimet e policisë duket se kanë shkuar përpara edhe falë gjetjes së makinës Fiat Punto të pëdorur nga vrasësit.

Sadik Hajdëri, 40 vjeç, është vrarë të dielën rreth orës 20 para syve të shumë klientëve ndërsa merrte një kafe me një mik në lokalin Baraonda në periferi të Piacenzës. Hajdëri ka marrë një plumb në gjoks e një tjetër në shpinë. Ka mbetur i plagosur lehtë në krah edhe miku i Hajdërit, 35-vjeçari Artur Kala.

Veneto. Kurse italishteje falas për të huajt

Varese. Arrestohet për dhunë në familje 56-vjeçari