in

“Shumë bij të huajsh në klasë”. Prindërit italianë tërheqin fëmijët

Në një shkollë fillore në Costa Volpino, dy të tretat e të regjistruarve në një klasë të parë janë bij imigrantësh. Prindërit italianë heqin fëmijët nga ajo shkollë

Romë, 9 shtator 2013 – Rihapen dyert e shkollave e kthehen rastet e klasave të përbëra vetëm nga fëmijë imigrantësh. Rasti i fundit verifikohet në një shkollë fillore të Costa Volpinos, komunë e vogël në provincën e Bergamos.

Shkolla ka vetëm një klasë të parë, në të cilën këtë vit ishin regjistruar 21 fëmijë, katërmbëdhjetë nga këta bij imigrantësh. Pjesa më e madhe janë me origjinë marokene, shqiptare e rumune, duke reflektuar në mënyrë koherente gjeografinë e imigracionit në zonë.

Fakti që në banka do të uleshin kultura nga e gjithë bota, nuk është interpretuar si diçka pozitive, si një pasurim nga prindërit italianë. Një nga një ata kanë hequr fëmijët e tyre nga shkolla, fillimisht duke i kërkuar drejtorit Umberto Volpi t’u gjente një vend në shkollat e tjera e më pas duke u vënë vetë në lëvizje.

“Duhet punuar, në nivele të ndryshme, që situata si ajo e Costa Volpinos të mos verifikohen” komenton ngjarjen Elena Carnevali, deputete PD e zgjedhur në Bergamo. “Tashmë është diçka e ditur se atmosfera më e mirë e shkollimit është në klasat kutakohen realitete të ndryshme”, nënvizon ajo, duke pranuar ë “kjo atmosferë edukimi kërkon “personalizimin e ofertës didaktike”, objektiv ky që nuk i përshtatët mungesës së burimeve dhe të mësuesve.

“Institucioni shkollë – shton Carnevali – ka për detyrë të nxisë integrimin duke i garantuar çdo nxënësi një rrugëtim shkollor që të favorizojë sa më mirë zhvillimin e aftësive personale, gjë që vështirë të arrihet në një klasë dedikuar vetëm të huajve.  Kjo detyrë është një nga sfidat pedagogjike më të vështira e më shpërblyese të kohës sonë”.

Lexo edhe:
Ongini: “Me nxënës nga e gjithë bota, Italia ka vetëm përfitim”
Udhëzues: Sistemi shkollor në Itali

Kuvendi në shifra. Në pritje të çeljes së punimeve

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, nis legjislatura e re