Po merrte tragetin drejt Barit me 10 kg marihuanë në makinë
Tiranë, 14 shtator 2013 – Në portin e Durrësit mbrëmë është arrestuar 30-vjeçari italian Michele Garante, pasi në automjet iu gjet 10 kg marihuanë. Ai është kapur në sheshin e trageteve, ndërsa po nisej drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.
Me nervozizmin e tij, 30-vjeçari italian ngjalli dyshime te policia kufitare, e cila vendosi t’i bënte një kontroll më të detajuar të automjetit. Gjatë këtij kontrolli policia kufitare 10 kg marihuanë të ndarë në disa pako dhe të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit.
Pas sekuestrimit të drogës dhe arrestimit të 30-vjeçarit, policia ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën e drogës dhe destinacionin final të saj.