Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lamias. Sipas mediave, një shqiptar 20-vjeçar ka shkuar në polici ku ka deklaruar se një aktivist i Agimit të Artë i është afruar duke e pyetur nëse është shqiptar. Pasi ai ka pohuar, anëtari i Agimit të Artë ka nisur ta godasë me çfarë kishte në duar. I riu shqiptar ka mbetur përtokë i përgjakur.
Me anë të telefonit, ai ka kërkuar ndihmë në polici. 20-vjeçari është dërguar në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë.
I riu shqiptar thotë se do të ngrejë një padi ndaj aktivistit të Agimit të Artë.
Sulmi i rëndë vjen në një kohë kur Greqia është e tronditur nga vrasja e një këngëtari nga aktivistët e Agimit të Artë.
Αλλοδαπός καταγγέλλει ξυλοδαρμό από Χρυσαυγίτη di LAMIASTARGR