in

Genova. I dehuri pretendon të ngasë ambulancën që po e çon në spital

Paditet një 46-vjeçar

Romë, 26 shtator 2013 – Krejtësisht i dehur, dëmton ambulancën që po e çonte në spital, detyron infermierët të ndalojnë, i zë vendin shoferit dhe pretendon t’i japë ai automjetit. Për këtë episod është paditur sot në mëngjes një shqiptar 46 vjeç.

Agjentët e policisë të lajmëruar nga ekipi i ambulancës e kanë gjetur 46 vjeçarin akoma në timon. Ky jo vetëm që nuk ka kthyer mendje me t’i parë, por ka vazhduar në të tijën duke kërcënuar edhe policët. Më në  fund pasi kanë arritur ta qetësojnë, e kanë çuar në repartin e ndihmës së shpejtë të spitalit San Martino ku sërish 46 vjeçari ka marrë flakë e ka nisur të dëmtojë ambulancën e të kërcënojë.

Është gjobitur për “shprehje të dehjes” dhe është paditur për dëmtime, kërcënime, qëndresë dhe fyerje të punonjësve publikë.

Ancona. Sekuestrohen 11 kg marihuanë e arrestohet një 21-vjeçar shqiptar

Në gjendje të rëndë 28-vjeçarja Bregu. Dëshmitari: “Burri e hodhi nga çatia pa mëshirë”