in

Ministrja Emma Bonino sot në Tiranë

Agjenda e ministres parashikon takime të shumta me në qendër marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin e Shqipërisë në BE

Emma Bonino e Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, korrik 2013
Romë, 9 tetor 2013 – Siç ishte lajmëruar prej disa javësh, Emma Bonino do të jetë sot Tiranën, për herë parë si ministre e Jashtme e Italisë. Paradite, veç kryeministrit Rama e homologut të saj Ditmir Bushati, ajo do të takojë edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Metën. Ndërsa pasdite pritet të ketë një takim edhe me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe kreun e opozitës Lulzim Bashën.

Gjatë qëndrimit të saj, do të marrë pjesë edhe në një tryezë të rrumbullakët me sipërmarrëse shqiptare dhe italiane e do të ketë një takim të veçantë me sipërmarrës italianë përtej Adriatikut.

Temat në agjendën e ministres italiane shkojnë nga projekti TAP te bashkëpunimi në fushën e kulturës, nga rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së dhe bashkëpunimi i dy vendeve në brendësi të NATO-s te çështjet e fqinjësisë në rajonin e Jonit e Adriatikut.

Ndër disa nga pikat e marrëdhënieve dypalëshe të nxjerra në dukje nga ministria e Jashtme e Italisë, përmendet shkëmbimi tregtar që gjatë vitit 2012 ka arritur shifrat e dy miliardë eurove; apo fakti që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit Drejtoria e Përgjithshme italiane e Kooperimit për Zhvillimin i ka destinuar Shqipërisë ndihma me vlerë të përgjithshme për mëse 300 milinë euro.

 

Deutsche Welle: Cilat do të jenë pasojat e tragjedisë së Lampedusës?

Tiranë. Sekuestrohet një thesar veprash arti të vjedhura, arrestohen dy persona