Kjo është historia e një çifti italo-shqiptar që nis nga vitet 20 të shekullit të shkuar. Djali, nga Berati, student në Itali. Vajza, nga Napoli. Dy të rinjtë njihen në Itali, dashurohen e pasi djali përfundon studimet e tij, kthehen që të dy në Shqipëri. Vajza italiane 18-vjeçare, ndjek në vendin e tij, të dashurin e saj, të lumtur martohen, lindin 3 fëmijë. Ajo vajzë mendon se, sa herë të dëshirojë, mund të kthehet në Itali, tek prinderit e të afërmit e saj, mendon se jeta në Shqipëri, për ta do të jetë e lehtë. Kjo është e vërtetë deri në çastin e ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë, jeta i rezervoi atij çifti befasi rrëqethëse…
Nga Adela Kolea
(Pjesa e dytë)
Anna, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote?
Napoli, 1925
Asnjëherë më shumë se atë ditë, mëngjesi nuk do ta kishte ndier veten aq ‘të dëshiruar’. Ose më mirë: ishte dikush që po e priste me padurim, dikush që nuk kishte mbyllur sy gjithë natën.
Mëngjesi mbërriti me flladin e freskët, atë të zakonshmin, i cili, brenda shtëpive, përveç aromës së detit, sillte edhe zhurmën e kanateve të grilave prej druri të dritareve, të cilat përplaseshin pas mureve, bashkë me zhurmat e para që vinin nga rruga, me ritualin e ëmbëlsirave të freskëta ‘sfogliatelle’, aromës së kafesë së parë, të sapopërgatitur.
“Nënë, po shkoj tek tezja që të përshëndes Mikelen, që sapo ka ardhur nga Kalabria!” – i tha të ëmës Anna, tashmë adoleshente, ndërsa zbriste shkallët e shtëpisë me në frymë. Linte dhomën e saj në katin e sipërm e veshur dhe e krehur bukur e me kujdes. Shkonte të përshëndeste kushëririn e saj, me të cilin ishte shumë lidhur e duheshin shumë. Ai, kohët e fundit, jetonte jashtë Napolit, sepse po vazhdonte studimet universitare në një krahinë tjetër.
Mbërritur me nxitim në shtëpinë e tezes, tek dera e priste ajo vetë me të birin e dy kushërinjtë u përqafuan me shumë dashuri. Ata ia kalonin mjaft mirë me njeri-tjetrin, në mënyrë vëllazërore dhe kuptoheshin më së miri.
Por, Mikele kishte pak kohë që nuk po vinte i vetëm për pushimet që kalonte në shtëpi. Nga qyteti ku ai studionte, po vinte gjithnjë i shoqëruar nga një shok kursi, i cili në shtëpinë e Mikeles, gjente një ngrohtësi e mikpritje të tillë, që i kujtonin disi traditat e vendit të tij – vend që këto tradita i kishte karakteristike – e përse jo, bashkë me traditën e kuzhinës së mirë. Ky shok kursi i Mikeles, pak nga pak, po hynte në zemrën e Annës.
E dalëngadalë, ndërkohë që pushimet e improvizuara nga këta djem po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, po aq të shpeshta bëheshin edhe vizitat e Annës në shtëpinë e tezes së saj. E ëma e Annës – si të gjitha mamatë – qe e para që vuri re njëfarë ndryshimi në sjelljen e të bijës. Deri në momentin kur zonja Maria i kërkoi informacione të motrës mbi gjithë këto vizita të shpeshta nga ana e të bijës në shtëpi të tezes.
Por, më pas, Anna e ndjeu veten akoma më të lehtësuar pasi i tregonte të ëmës mbi ndjenjën që tashmë prej pak kohësh, po kultivonte për Xhulion, këtë djalë shqiptar, shoku më i mirë i kushëririt të saj, Mikeles. Dashuria e saj ishte e këmbyer me të njëjtën forcë nga Xhulio. Vitet kalonin dhe lidhja e tyre forcohej gjithnjë e më shumë.
Vitet kalonin dhe, edhe tregtia e verës vazhdonte mjaft mirë e në veçanti, ajo tregti ndërmjet babait të Annës në Napoli e atyre “tregtarëve me qeleshe”, që vinin nga Vendi i Shqiponjave.
Annës, ajo ndjenjë mosbesimi fillestare në lidhje me ta, dalëngadalë po i merrte përmasa të reja, po i zvogëlohej, deri në pikën që t’i zhdukej fare. Por, i ati, nga ana e tij, duke e vënë re këtë ndryshim të të bijes në lidhje me tregtarët shqiptarë, prej të cilëve më parë ajo fshihej, megjithëse kuptonte që e bija po rritej e nuk ishte më e vogël, e pyeti:
“Anna, shoh që tashmë në lidhje me miqtë e mi shqiptarë, sillesh më lirshëm. Nuk i eviton më. A mund të më shpjegosh, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote? Jo se unë nuk e aprovoj këtë fakt, përkundrazi, por vetëm për kuriozitet, do të doja të dëgjoja të shpjeguar prej teje, për faktin se dikur, ishe si e frikësuar dhe e ndrojtur prej tyre”.
Anna, e skuqur në fytyrë, tentoi t’i shpjegonte të atit:
“Baba, ç’të të them. Tashmë u bënë vite që këta zotërinj mbajnë marrëdhënie tregtare me ty, frekuentojnë kantinat tona e dyqanin tonë, i njoh tashmë prej vitesh. Pastaj, unë jam rritur dhe nuk më bëjnë më edhe aq shumë përshtypje e aq më pak, frikë, me veshjet e tyre tradicionale, me qeleshet apo mustaqet e tyre, me gjuhën e tyre të çuditshme, efekte që si të thuash, i ndieja vetëm kur isha e vogël”.
Në atë moment, zërat e dy shoqeve, të cilat Annën po e therrisnin për të dale, asaj iu duken aq çliruese, per t’i bere te mundur te evitonte bieseden ne menyre me te thelluar me te jatin mbi kete argument. Zoti Antonio, dukej tashme i bindur, por deri në njëfarë pike. Ai vete ishte nje njeri qe nuk ja falte besimin e tij lehtesisht njerezve, ndaj njihte edhe ndaj vajzes se tij kete ane te karakterit, ku ajo i ngjante te jatit, karakter ky, që tek e bija, po ndryshonte pak e nga pak e që po e bënte t’i lindnin dyshimet.
Në orën e drekës, Antonio, që atë dite u kthye nga puna pak më herët, duke perfituar edhe nga mungesa e vajzave, filloi bisedën me të shoqen:
“Maria, degjo, a nuk të duket edhe ty që Anna ka ndryshuar këto kohët e fundit? Mos ka rënë në dashuri dhe nuk dëshiron që të flase edhe me mua për këtë gjë? Jo, sepse ti e di, që unë jam mjaft i kuptueshëm si baba me vajzat tona, ato mund të kenë besim e të qajnë çdo hall me mua, a nuk është kështu? Ato e dine këtë, apo jo?” – ngulte këmbë Antonio.
Zonja Maria u ndje pak si e çuditur edhe ajo vete, qe deri ne ate moment nuk i kishte mbajtur ndonje te fshehte te shoqit. Gjithsesi, ajo mundohej te mbante premtimin qe i pati bere Anes, qe nuk do t’i kishte treguar sekretin e saj te jatit, derisa te vinte momenti i duhur e te ishte ajo vete, qe t’i fliste atij per kete gje. Kjo ishte diçka e re, nje e re qe do te trondiste – ne te mire apo ne te keq – familjen e saj.
Ne fakt u be pikerisht keshtu! Anna, duke pare qe marredhenia me Xhulion ushqehej gjithnje e me shume prej tyre dhe tashme ishte bere diçka serioze, nje dite mendoi qe kishte ardhur momenti i duhur qe t’i tregonte gjithçka të atit.
Zoti Antonio, si baba me shumë vajza, në pamje të parë dukej i ashpër, kritik e me paragjykime ndaj bisedave të tyre, por thellë-thellë ishte njeriu më i mirë, komunikues dhe i kuptueshëm që mund të ekzistonte dhe këtë, vajzat e tij e dinin mirë.
Rrëfimin e Annës, për sa kohë ajo nuk zbuloi kombësinë e këtij djali me të cilin ishte dashuruar, e pasoi një bisedë e qetë. Por, kur ajo i bëri të ditur që ky djalë ishte shqiptar, zotit Antonio iu desh një çast qe te merrte frymë thellë.
Pak se ai ishte tradicional, pak sepse shpesh, sikur të kishte një parandjenjë, u thoshte vajzave, duke u përsëritur një shprehje të urtë të tyren: “Moglie e buoi, dai paesi tuoi” (Gruaja dhe qetë merren nga vendi yt), duke shtuar: “Kjo vlen edhe për bashkeshortët, bijat e mia”.
Gjithsesi, Anna, diti me mençuri sesi të ishte aq bindëse dhe objektive, në pershkrimin e të dashurit te saj, ndaj të atit, pikërisht ashtu si ai djale me te vertete e meritonte,siç do ta konstatonte edhe zoti Antonio kur do ta njihte nga afer Xhulion, e ne kete menyre, me ne fund, i ati i Anes u dha bekimin e tij per lidhjen e tyre.
Zoti Antonio u bind se, dyshimet e tij, ne lidhje me ndryshimin e qendrimit te Anes ndaj kolegeve te tij tregtare shqiptare, ne fund te fundit, nuk e kishin genjyer.
Xhulio, nga ana e tij, i kishte reduktuar ne menyre te konsiderueshme vizitat e tij ne Shqiperi per pushime, kur universiteti mbyllej, pikerisht per te qendruar me Annen, ne shtepine e saj ne Napoli.
Ai ishte nga studentet me te mire te fakultetit te tyre te ekonomise, njeri nga me te pergatiturit, njeri nga ata qe ne çdo provim, merrte maksimumin e vleresimit, ne menyre te shkelqyer. Madje, ndonese ishte i perfshire nga ky pasion i zjarrte per kete vajze, per vajzen me te bukur e me te mire qe pati njohur ndonjehere, qe munduar që kjo gjë, të mos i shkaktonte probleme në studim e me vullnet të hekurt, ia pati dalë të perfundonte studimet me rezultate të shkëlqyera e te marrë diplomën universitare në Itali, në kohën minimale të duhur!
Kjo ishte një fitore e vërtetë për këtë djalë shqiptar, që ishte shquar ndër të tjere, si në fakultet, ashtu edhe në ambientet jashtë tij. Një djalë i realizuar, duke konsideruar edhe moshën e tij të re apo rrugëtimin e tij të jetes, sa intensiv, po aq edhe i kompletuar nga shumë këndvështrime. Zgjuarsia e tij, edukata dhe këmbëngulja, i ishin ushyer që në vogëli nga familja e këto i dhanë frute të mira, ato qëe duheshin.
“Një vakt ngrënieje pa verën, është si një ditë pa diell “-ishte shprehja që zoti Antonio, babai i Annës, shqiptonte shpesh. Me gjithë moshen e re të të bijës, duke njohur mirë karakterin e saj te vendosur e këmbëngules, babai ishte i bindur që një dite e vetme, pa të dashurin e saj Xhulio, për Annën do të do të ishte shumë më tepër se një ditë pa diellin e saj.
Vijon me
Tregtarët me Qeleshe / 3
Tregtarët me Qeleshe / 4
Lexo edhe:
Tregtarët me Qeleshe