in

Biskota me petale drithërash të shefit Fundim Gjepali

Receta e mëposhtme është e Fundim Gjepalit, shefit që drejton kuzhinën e një prej restoranteve më ekskluzivë të Romës, “L’antico arco”. Receta e tij është e thjeshtë e nuk ka ndonjë përbërës të vështirë për t’u gjetur.

Është për mëngjes, për fëmijë e të rritur, e përmban  petale drithërash (cornflex), që çdo familje u jep me qumësht fëmijëve, dhe jo vetëm atyre, para se t’i nisë për shkollë.

Biskota me petale drithërash

160 gr. sheqer
200 gr. miell
2 gr. majà birre (pane angeli) për ëmbëlsira
160 gr. rrush i thatë
80 gr. fara pishe të thata
2 vezë
140 gr. gjalpë i shkrirë (por jo i nxehtë)
300 gr. petale drithërash (cornflex)

Hedhim në një tas të gjitha bashkë: sheqerin, miellin, majanë e birrës, rrushin e thatë, farat e pishës dhe vezët. Pasi kemi përzier mirë e mirë të gjitha këto i bashkojmë gjalpin e shkrirë. E lëmë në frigorifer deri sa i gjithë brumi të forcohet.

Në një tas hedhim të gjitha petalet conflex. Me brumin krijojmë kokrra nga 15 gr secila duke i dhënë një formë të rrumbullakët dhe i kalojmë në tasin me petalet e drithërave duke bërë që ato të mbështjellin biskotën nga të gjitha anët. I rendisim në tepsi dhe i pjekim në furrë të nxehtë në temperaturën 135° gradë për rreth 30 minuta.

Lexo edhe: Fundim Gjepali, kuzhinieri shef

Shkolla shqipe Scanderbeg e Parmës rihap dyert për të pestin vit

Tregtarët me Qeleshe / 2