in

Romë. Sekuestrohet kokainë për 2 milionë euro, arrestohen dy shqiptarë

 Karabinierët u gjejnë në shtëpi 13 kg kokainë të pastër, një pistoletë dhe një shumë parash prej 25 mijë eurosh

Romë, 15 tetor 2013 – Karabinierët kryeqytetas gjatë një operacioni, mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar 13 kg kokainë të pastër dhe kanë arrestuar dy shqiptarë, njëri 28 vjeç e tjetri 33, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Veç lëndës narkotike në banesën e tyre, në rrugën Pietralata të kryeqytetit janë gjetur edhe një pistoletë Berretta e kalibrit 7,65 dhe municione, 25 mijë euro në të holla, 10 kg lëndë për përzierjen e drogës, të gjitha mjetet e nevojshme për ndarjen në doza individuale dhe disa celularë e skeda telefonike që përdornin për të mbajtur kontaktet me klientët. Sipas karabinierëve, e hedhur në treg droga do të sillte fitime për 2 milionë euro.

Dy shqiptarët e arrestuar janë mbyllur në burgun  Regina Coeli të kryeqytetit. Duhet të përgjigjen për mbajtje droge me qëllim shpërndarjeje dhe për mbajtje pa leje armësh e municionesh.

Tregtarët me Qeleshe / 2

Social Card edhe për imigrantët. E parashikon ligji i stabilitetit