Është festa esakrificës dhe e devotshmërisë ndaj Zotit, festa e paqes, dashurisë dhe barazisë mes njerëzve
Romë, 15 tetor 2013 – Festa e Kurban Bajramit, e Dashit, e sakrificës e meqë është festa më e rëndësishme e vitit, edhe vetëm Festa e Madhe. Ka disa emra, festa që sot mbledh të gjithë myslimanëte botës. E nëse në vende me shumicë myslimane si Shqipëria sot ndihet një atmosferë e ngjashme me atë të Italisë për Krishtlindje, këtu ata që festojnë janë kryesisht të huaj. Për rreth 1,6 milionë myslimanë të Italisë dita e sotme është e veçantë, e mbushur me lutje dhe takime me miq e të afërm.
Kurban Bajrami kujton një episod të Kuranit. Zoti i kërkoi Abrahamit të sakrifikonte të birin Ismail, por kur u sigurua për devotshmërinë e patriarkut, një çast para se thika të prekte grykën e djalit, e shpëtoi duke e zëvendësuar me një dash. Nga ky episod vjen edhe zakoni i sakrifikimit të një kafshe, që sipas mundësive familjare mund të zëvendësohet me një qingj apo viç. Duhet therur natyrisht duke ndjekur normat halal, e në Itali nuk mungojnë stabilimente të autorizuara për këtë praktikë.
Kurban Bajrami shënon edhe ditën e fundit të Haxhillëkut, i pelegrinazhit në Mekë, që është një nga pesë shtyllat e Islamit. Për këtë arsye, këtë vit kanë shkuar në Arabinë Saudite, ku ndodhet qyteti i shenjtë, mbi dy milionë besimtarë.
Sipas të dhënave të fundit të institutit të statistikave, rreth 1,7 milionë shqiptarë janë myslimatë. Të gjithëve u urojmë Gëzuar Kurban Bajramin.