in

Rekomandimi i Komisionit: “Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat”

Komisioni europian rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat me mirëkuptimin që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit europian. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.
Berisha: Rekomandimi i merituar. Vështirësia e parë dhe më e rëndësishme për shqiptarët në rrugën e integrimit është Rama

“Sot, për herë të dytë, Komisioni Europian rekomandon Shqipërinë për statusin e vendit kandidat për vend anëtar të BE. Ky është një rekomandim plotësisht i merituar”, deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Në rrjetin social “Facebook”, Berisha duke lëvduar tetë vjet qeverisje të tij shkruan se me reformat e realizuara në këto vite nga mazhoranca e PD-së, demokracia dhe ekonomia e tregut në Shqipëri janë bërë më funksionale.

Ai thekson se statusi i vendit kandidat që u rekomandua nga Komisioni Europian në tetor të vitit 2012, me kushtin e vetëm që të votoheshin tre ligjet në parlament. “Edi Rama refuzoi votimin e këtyre ligjeve vetëm e vetëm që statusi të bllokohej. Natyrisht në suksesin e bllokimit të statusit, Rama u ndihmua dhe nga albanofobë jo shqiptarë në Bruksel dhe në ndonjë vend Europian. Ligjet u votuan me konsensus më datë 30 maj dhe përsëri nesër Rama me votimin e aktit normativ asgjëson konsensusin e datës 30 maj, në një përpjekje të re antishqiptare për ta shtyrë statusin për më vonë, me qëllim që kjo të mos njihet si meritë e PD-së”, deklaron Berisha.

Duke vënë në dukje se integrimi është jetik për Shqipërinë, ish-kryeministri shprehet se “ai nuk është proces pa vështirësi, por vështirësia e parë dhe më e rëndësishme për shqiptarët në këtë rrugë është Rama, të cilit për integrimin nuk i beson njeri në Bruksel dhe Europë”

“Shqipëria e ka merituar dhe e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Ne do bëjmë gjithçka për integrimin”, përfundon ish-kryeministri Berisha.

Fyle: KE rekomandon statusin. Shqipëria ka bërë progres

“Komisioni Europian rekomandon që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat në BE”, deklaroi sot Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.

Në prezantimin e Raportit të Progresit para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Fyle deklaroi se, “Shqipëria ka bërë progres”, duke vlerësuar se “dy ligje kyçe dhe procedurat e parlamentit u miratuan me mbështetje ndërpartiake ndërsa zgjedhjet shkuan qetësisht ku populli i dha një mandate të qartë lidërve të tyre”.

“Sa i përket Shqipërisë, për të arritur progres, Komisioni rekomandon që Këshilli i BE-së t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat duke kuptuar se do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, nënvizoi zyrtari i lartë i BE-së.

Në mënyrë që Komisioni të rekomandojë hapjen e negociatave , Fyle tha se “Shqipëria do të duhet të forcojë përpjekjet, të cilat kanë nisur dhe janë bërë, dhe të ndëmarrë veprime për të adresuar 5 prioritete”.

“Vazhdimi për të zbatuar reformat në administratën publike, të ndërmarrë më shumë veprime për të forcuar pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit, të tregojë vendosmëri në luftën kundër korrupsionit, të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar si dhe të marrë masa efktive për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përfshirë atë të komunitetit rom dhe politika antidiskriminuese si dhe zbatimin e të drejtave të pronave”, deklaroi Fyle, 5 prioritet e vendosura për Shqipërinë.

Në përfundim, Komisioneri Fyle tha se, “KE është i vendosur  të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këto prioritet kyçe duke u angazhuar në një dialog të nivelit të lartë”.

Rekomandimi i Komisionit: “Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat”

Në progres raportin e KE-së, për vitin 2013, KE vëren se, “Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt integrimit në BE, veçanërisht në marrjen e masave të përcaktuara si thelbësore për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe vazhdimin e reformave në perputhje me prioritetet  e opinionit të Komisionit në 2010”.

Sipas raportit të KE, “Shqipëria ndërmori hapat fillestare drejt përmirësimit të efikasitetit të hetimeve dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Zgjedhjet parlamentare të 2013-ës u zhvilluan në një klimë të qetë dhe konform rregullave, thekson KE në raport. Si rrjedhojë, Komisioni Europian rekomandon që Shqipërise t’i jepet statusi i vendit kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të marrë masa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 “Në mënyrë që të shkojë në fazën tjetër dhe të nisin negociatat për integrimin, Shqipëria duhet të përmbushë prioritetet kyçe, duke i dhënë rëndësi të veçantë reformës në administratë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore. Dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm mbetet thelbesor për një proces të suksesshem të reformave”, thuhet në progres-raport.

Gjithashtu në kriteret politike të raportit theksohet se, “Shqiperia ka bërë progres të metejshëm në plotesimin e kritereve politike të Kopenhagenit për anëtaresimin në BE. Qeveria dhe opozita bashkëpunuan për të miratuar në parlament një sërë aktesh ligjore të rëndësishme, ku përfshihen ligji për nëpunësin civil, ligji i ndryshuar për Gjykatën e Lartë dhe rregullorja e procedures parlamentare. Përsa i përket lirisë së shprehjes, kuadri legjislativ është përmiresuar me miratimin e ligjit të medias audio-vizuale. Misioni vëzhgues i zgjedhjeve parlamentare të Qershorit u shpreh se zgjedhjet u zhvilluan në klimë të qetë dhe të rregullt”.

Sipas raportit të KE, “Progres i dukshëm është bërë në trajtimin e të burgosurve dhe në ecurine e reformës në administratën publike. Janë bërë hapa te rendesishem në reformimin e gjyqesorit, ne luften kunder korrupsionit, ne sekuestrimin e lendeve narkotike dhe asetet kriminale dhe ne zbatimin e rekomandimeve ne luften kunder pastrimit te parave. Ndryshimet ne kodin penal kane zgjidhur trafikimin e qenieve njerezore. Masat e marra kunder diskriminimit kane permiresuar mbrojten e te drejtave te njeriut”.

Këtu, “Rezultatet kryesore të Raportit të Progresit 2013 për Shqipërinë”

 

 

Irma Kurti, fituesja e parë shqiptare e çmimit “Universum Donna”

ANSA: Dritë e gjelbër Shqipërisë për statusin e vendit kandidat