in

L’Aquila. Vret me pistoletë të bijën e të shoqen në supermerkatë

Arrestohet kosovari Veli Selmanaj, 46 vjeç, që ka qëlluar për vdekje të bijën Senade 21 vjeçe dhe të shoqen Fatime 45 vjeçe.

Romë, 17 tetor 2013 – Një tragjedi familjare ka tronditur të mërkurën qytezën e vogël të Pescina-s në Abruzzo. Veli Selmanaj, 46 vjeç, ka vrarë me pistoletë të bijën Senade, 21 vjeçe, dhe të shoqen Fatime, 45 vjeçe. Episodi në hyrje të supermerkatës Todis të qytezës.

Burri është arrestuar nga karabinierët brenda pak orësh në një bar. Në veturën e tij Fiat Punto është gjetur edhe arma e krimit. I marrë në pyetje ka rrëfyer krimin.

Sipas forcave të rendit që po hetojnë mbi ngjarjen, Veli Selmanaj ka vrarë të shoqen e të bijën për t’u hakmarrë. Duket se pak kohë më parë ai ishte përzënë me vendim gjykate nga shtëpia për shkak të padisë së paraqitur nga e shoqja për dhunë, edhe seksuale, ndaj të bijës.

Tregtarët me Qeleshe / 4

Nasce Gruppo Parlamentare d’Amicizia tra Italia e Albania