I biri i një çifti shqiptar në Asti, i lënë vetëm në shtëpi, ka humbur ekuilibrin ndërsa ka qenë në dritare e ka rënë poshtë
Romë, 19 tetor 2013 – Ka vdekur në moshën 7vjeçare ndërsa rrinte vetëm në shtëpi. Tragjedia në një familje shqiptare në Asti, djali i vogël i të cilës ka rënë nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen.
Sipas rindërtimit të dinamikës së ngjarjes nga forcat e policisë, djali gjendej vetëm në shtëpi e duhet të ketë humbur ekuilibrin ndërsa ishte me trupin gjysmë jashtë në dritaren e banjës.
Kanë qenë të lehurat e një qeni që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Fatkeqësisht për vogëlushin, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të, ka ndërruar jetë sapo e kanë shtruar në spital.