Është kapur në flagrancë ndërsa ka sistemuar pakot me drogë në makinë e po nisej për të transportuar “mallin”
Romë, 22 tetor 2013 – Karbinierët e Tor Bella Monaca-s (lagje periferike e kryeqytetit) kanë arrestuar në flagrancë një të ri shqiptar 22 vjeç pa precedentë penalë, të cilit i është gjetur një sasi e madhe droge.
Gjatë një kontrolli rutinë të territorit, karabinierët kanë pikasur disa persona që silleshin në mënyrë të dyshimtë në rrugën Fantino Taglietti, ndaj kanë vendosur të mbikëqyrin zonën.
Kështu kanë zbuluar 22-vjeçarin ndërsa sistemonte në makinë disa pako. Kur ka mbaruar së ngarkuari makinën e ka vendosur të niset, i riu është ndaluar dhe i është kërkuar t’i kontrollohet automjeti. Kështu është zbuluar që pakot përmbanin plot 106 kg marihuanë, gati për t’u hedhur në treg.
22-vjeçarit shqiptar i janë vënë prangat dhe është çuar në burgun Regina Coeli të Romës. Pritet që të tregojë se kujt po ia çonte “mallin” që iu sekuestrua.