in

Flukset. Më shumë kuota se kërkesa për konvertimet e lejeve të qëndrimit

Analiza e ministrisë së Punës: kuotat e konvertimit ishin mëse të mjaftueshme. Ky fakt do të mbahet parasysh për programimin e dekretit të ardhshëm

Romë, 7 nëntor 2013 – Dekreti i fundit i flukseve është shpallur një vit më parë, në tetor 2012 dhe ishte shumë ndryshe nga të mëparshmit, që autorizonin ardhjet e qindra mijëra punonjësve në Itali.

Në fakt, vitin e shkuar dekreti parashikonte vetëm dy mijë hyrje të reja për punonjës të pavarur, disa qindra për amerikanojugorë me prejardhje italiane, ndërsa pjesa më e madhe kishte të bënte me punonjës që ishin tashmë në Itali: parashikoheshin 12 mijë konvertime lejesh qëndrimi. Por me sa duket kjo shifër kuotash ka qenë më e lartë se numri i kërkesave të paraqitura, siç tregon sot një analizë e drejtorisë së imigracionit të ministrisë së Punës.

Për konvertimin e lejeve të qëndrimit për punë stinore në leje për punë të varur ishin vënë në disozicion 4 mijë kuota, por deri në mes të tetorit kërkesat e paraqitura ishin 3.552. Akoma më e madhe diferenca mes kuotave dhe kërkesave në rastin e konvertimeve të lejeve për studime, stazh e formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur apo të pavarur. Kërkesat e paraqitura përbëjnë përkatësisht 49% dhe 40% të kuotave të vëna në dispozicion.

Edhe pse kuotat nuk kanë mbaruar, kërkesat për këto lloje konvertimesh janë mbyllur që më 30 qershor 2013. Ndërsa ka akoma kohë deri në fund të vitit për të kërkuar online konvertimin e lejeve të qëndrimit CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera të BE-së në lejeqëndrime për punë të pavarur (deri tani janë paraqitur 39 kërkesa kundrejt 250 kuotave në dispozicion) apo në leje për punë të varur (për 500 kuota në dispozicion, janë paraqitur 510 kërkesa, nga të cilat vetëm 281 kanë marrë gjykim pozitiv nga drejtoritë territoriale të punës).

Me pak fjalë, në të gjitha rastet kuotat e konvertimit ishin mëse të mjaftueshme. E nga kjo pikënisje do të programohen konvertimet që do të parashikohen nga dekreti i ardhshëm i flukseve.

Shkarko: Analizë mbi përdorimin e kuotave të parashikuara nga Dekreti i flukseve josezonale 2012

Bill De Blasio, un sindaco meticcio per New York

Lejeqëndrimi. Mund ta përtërij nëse punëdhënësi nuk ka derdhur kontributet?