in

Shqipëria mirëpret të shkatërrojë arsenalin kimik të Sirisë

ShBA ka kthyer sytë nga aleati i saj, i vogël por i patundur, për të gjetur një vend ku të mund të shkatërrohen armët kimike të Sirisë
Nga Shashank Bengali, Los Angeles Times

Për vite të tëra, sa herë Shtetet e Bashkuara kanë pasur nevojë për të dorëzuar një punë të pistë diplomatike, një vend i mistershëm ka ngritur me besnikëri dorën: Shqipëria.

Një vend i varfër dhe i dobët buzë të Europës, Shqipëria mori të burgosurit ujgurë nga burgu i Guantanamos, kur Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i riatdhesonin ata në Kinë. Ofroi strehim për 210 anëtarët e muxhahedinëve Kalq, grupi disident iranian që ishte prej kohësh i izoluar në një kamp në Irak.

Tani Shtetet e Bashkuara janë kthyer sërish nga Shqipëria, duke shpresuar se ajo do të lejojë që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen në tokën e saj.

Kërkesa e administratës së Obamës drejtuar Shqipërisë, e konfirmuar nga zyrtarë të qeverisë në Tiranë javën e kaluar, synon të zgjidhë një nga pyetjet më të mprehta përreth planit të sponsorizuar nga SHBA për të shkatërruar arsenalin vdekjeprurës të Sirisë me sarin, VX dhe gaz mustardë.

Me një luftë civile që po luftohet në Siri, Presidenti Bashar Al Asad dëshiron që armët e tij, përfshirë 1.300 tonë agjentë kimikë dhe prekursorë, si dhe 1.200 tonë municione të paplotësuara, të shkatërrohen jashtë vendit. Kreu i agjencisë ndërkombëtare për mbikëqyrjen e çarmatimit, ka thënë se heqja e këtyre lëndëve nga Siria “mbetet opsioni më i udhës”.

Shtetet e Bashkuara po drejtojnë kërkimet për një vend që të marrë rezervat toksike. Por pak vende janë të gatshme që të dalin vullnetare për një detyrë që mund të provokojë kundërshti të brendshme, mund të krijojë sfida për sa i përket sigurisë dhe mjedisit, por edhe do të kushtojë miliona dollarë.

Një tjetër vend të cilit zyrtarët amerikanë i kërkuan që të trajtujë këtë çështje, Norvegjia, ka refuzuar. Dhe zyrtarët danezë thanë se vendi i tyre ishte i gatshëm për të ndihmuar transportimin e armëve nga Siria në rrugë detare, por jo t’i shkatërronin ata. Zyrtarët shqiptarë thanë se ata ishin duke e shqyrtuar kërkesën. Departamenti i Shtetit tha se nuk është marrë ndonjë vendim dhe ka refuzuar që të diskutojë çështjen më tej.

“Ka pasur disa sinjale pozitive nga Shqipëria, por kjo është një çështje shumë e ndjeshme atje”, tha një zyrtar europian që kishte njohuri për bisedimet, i cili nuk ishte i autorizuar të flasë publikisht për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Shqipëria ka përvojë me armët kimike. Në vitin 2007, me ndihmën e gjerë teknike dhe financiare të ShBA-së, kombi bregdetar ballkanik u bë vendi i parë që shkatërroi arsenalin e vet, sipas Konventës së Armëve Kimike, një traktat ndërkombëtar për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të armëve.

Por, pas vitesh importimi të mbeturinave jo të rrezikshme nga fqinjët më të pasur si Italia – një skemë që prodhoi mijëra vende pune dhe miliona të ardhura – shqiptarët vendosën se ata nuk duan të jenë koshi i plehrave të Europës. Qeveria e re socialiste në Tiranë kohët e fundit vendosi ndalimin e importit të mbetjeve, pas një fushate dyvjeçare nga aktivistët e mjedisit që çoi në një referendum mbi çështjen.

“Shqipëria ka qenë shpesh vend i bindur ndaj Uashingtonit, por marrja e rezervave kimike të Asadit mund të hasë më shumë rezistencë”, tha me telefon nga Tirana Besar Likmeta, redaktor i portalit të lajmeve Balkan Insight. “Marrja e armëve për shkatërrim, tani që është vendosur ndalimi i mbeturinave jo të rrezikshme, është diçka e vështirë”.

Gjithashtu ekzistojnë pyetje serioze në lidhje me aftësinë e Shqipërisë për të trajtuar në kushte sigurie materialet e rrezikshme. Në vitin 2008, në një shpërthim në një depo municioni jashtë kryeqytetit, ku po shkatërroheshin predha artilerie të vjetra, u vranë 26 persona dhe plagosën 300 të tjerë.

Shumica e mbetjeve nga programi i gazit mustardë mbetet akoma në kontejnerë gjigandë në një repart ushtarak jashtë Tiranës. Likmeta tha se kur vizitoi këtë bazën javën e shkuar, nuk pa asnjë roje.Likmeta tha se kur ai e vizitoi bazën javën e kaluar, nuk kishte asnjë roje në horizont.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, tha të premten se vendi i tij nuk ka “mjetet e duhura” për të shkatërruar arsenalin e Sirisë.

Megjithatë, disa shqiptarë besojnë se duke e bërë këtë, Shqipëria – ky vend i dobësuar nga korrupsioni – mund të forcojë pozitën e saj në mesin e fuqive perëndimore dhe të çojë përpara synimin e saj për t’u anëtarësuar me Bashkimin Europian.

Në vitet 2000, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 45 milionë dollarë për të ndihmuar në shkatërrimin e 18 tonëve gazi mustardë të Shqipërisë. Eliminimi i programit shumë më të madh të Sirisë do të nxiste një fluks të ri parash dhe pajisjesh nga Perëndimi.

“Duhet të ketë disa para, natyrisht, edhe pse ne nuk e dimë se sa shumë”, tha Adrian Neritani, ish-ambasador shqiptar në Kombet e Bashkuara, i cili aktualisht është avokat në Nju Jork. “Por, në qoftë se kjo është një mënyrë që Shqipëria mund të ofrojë ndihmën dhe asistencën e saj dhe të tregojë se ajo është një anëtare e mirë e komunitetit ndërkombëtar, pse jo?”

Sondazhet e rendisin Shqipërinë, me një shumicë dërrmuese myslimane, në gjirin e kombeve më pro-amerikane. Këto ndjenja datojnë që nga Presidenti Woodrow Wilson, i cili mbështeti pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Në vitin 2007, kur presidenti i atëhershëm George W. Bush ishte duke u turpëruar nëpër Europë, ai mori mirëpritjen e një heroi në Tiranë. Botërore dhe u forcuan gjatë fushatës ushtarake të NATO-s në vitin 1999 në Kosovë, rajon me shumica etnike shqiptare, që më vonë shpalli pavarësinë nga Serbia.

Shqipëria dërgoi një kontingjent të vogël trupash në Afganistan dhe ishte mes vendeve të para që dërgoi ushtarë në Irak. Në vitin 2007, kur presidenti i atëhershëm George W. Bush ishte duke u turpëruar nëpër Europë, ai mori mirëpritjen e një heroi në Tiranë.

Qeveria këtë vit dekoroi ish-sekretarin e Mbrojtjes së Bushit, Donald Ramsfeld, me një medalje në shenjë falënderimi për mbështetjen që i dha në vitin 2009 anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në një vizitë zyrtare muajin e kaluar, Hoyt Yee, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, thuhet se ka vizituar disa pika kufitare. Në vërejtjet publike, Yee vlerësoi “marrëdhëniet e forta të miqësisë dhe partneritetit” mes dy vendeve.

Me më pak delikatese, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u citua nga Radio Europa e Lirë duke thënë se “të gjithë anëtarët e npërgjegjshëm të NATO-s duhet të gjejnë një mënyrë për të kontribuar” që të hiqen qafe armët siriane.

Ishte për të kujtuar, u shpreh Likmeta, se “të gjitha qeveritë shqiptare janë të prekshme nga presioni i SHBA”.

Shashank Bengali

Artikulli në origjinal në Los Angeles Times: Albania asked to host destruction of Syria’s chemical arsenal

Genova përkujton Albert Kolgjegjën në dhjetëvjetorin e vdekjes

Sondaggio: Maggioranza degli italiani favorevole allo Ius Soli