Rama thotë “JO”. “Shqipëria e ka të pamundur të marrë pjesë në operacionet per shkatërrimin e armëve siriane”.
Me shperthimin e pershkallezimin e protestave kunder dergimit dhe shkaterrimit ne Shqiperi te armeve kimike siriane, me ne fund mbi kete teme flet edhe kryeministri i Shqiperise.
Ashtu siç pritej, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk do të përfshihet në operacionin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Rama tha se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion.
“Në 11 shtatorin e shkuar, kur iu drejtova parlamentit për qeverinë e re, e nisa fjalën time me atë që ndodhi me Kullat Binjake dhe aqë që ndodhte në Siri. – ka kujtuar sot Rama – Unë theksova se shqipëria do të ishte si gjithmonë në krah të SHBAsë.
“Rjedhja e mëtejshme e ngjarjeve çoi në rezolutën e OKBsë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. – ka vazhduar me tej kryeministri – Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht edhe Shqipëria. Më pas u kontaktuam drejtëpërdrejtë nga aleati ynë i madh, SHBA, për të kontribuar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Dhe përgjigjja jonë, ashtu si të gjitha vendeve të tjera, pa dallime partiake deri ditën e djeshme, ishe “po, në parim jemi të gatshëm që të përfshihemi në këtë operacion, por nuk kemi kapacitet për këtë operacion. Ndaj, duhet që ta marrë SHBA përsipër gjithë procesin”. Për shkak të situatës, na u kërkua konfidecialitet i plotë”.
“Më lejoni që t’ju them të dashur qytetarë, që t’u thoshim “Jo” SHBAve në parim? A mundet që një mendje normale, të shkojë deri në pikën se SHBAtë do të çonte në vende aleate vdekje dhe shkatërrim, duke vrarë edhe veten e tyre? Unë nuk them se të shkatërrosh armë kimike është si të hash karamele apo do të na bënte të lumtur? Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të angazhuarit kundër armiqëve të njerëzimit dhe në aleanca ndërkombëtare.”
Kjo është ajo pjesa e vështirë, pa të cilën Miloshevici mund të ishte ende në qafën e gjysmës së Shqipërisë dhe ne nuk do të ishim në NATO.
Në radhë të parë dua të shoh në sy të gjithë ata që më dhanë votën më 23 qershor, që janë krijuar versione haluniçiante dhe janë turrur të hedhin benzinë duke nxjerrë nga goja gjithfarë absurditetesh.
Ju që më votuat dhe më sollët në postin e kryeministrit, për të mos u vrarë kurrë në Bulevard, për të mos mbetur kurrë bishti i kavallit, ju prindër dhe gjyshër që prisni me ankth çfarë do them, pas shpifjesh, ju të rinj që sot vazhdoni të protestoni poshtë zyrës sime, gjithë ju 1 milion njerëzve mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë: Unë nuk do t’ju tradhtoja kurrë për asnjë arsye dhe nuk do të bëjë asgjë që do të cenonte jetën dhe sigurinë tuaj. Kurrë dhe për asnjë qëllim sado të lartë, unë nuk do të merrja një vendim pa e ndarë me ju, pa shkuar në parlament për të votuar. Nuk do ta merrja kurrë një vendim pas shpinës suaj dhe askush nuk ma ka kërkuar këtë gjë.
Zhurma dhe shqetësimi nga skenarët e sajuar të tmerrit ishte shumë i thellë për të dëgjuar atë që u thashë. Pse nuk u tregova më shumë të ashtuquajturën këtë transparencë nga ata që dje ju jepnin plumbin ballit dhe u quanin llum?
Më lejoni atëherë t’jua shpjegoj këtë gjë. Ky është një operacion i komplikuar dhe si i tillë, nuk mund të jetë në asnjë vend pjesë e debatit publik. Por, dua t’u siguroj se në gjithë procesin e bisedimeve, ne kemi kërkuar përgjigjie për cdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të ngritur nga ju.
Unë jam përpjekur me shumë vullnet për të marrë sigurinë e plotë për të mos u vënë në rrezik asnjë fije floku. Kemi gjetur përgjigjie të njëpashnjëshme dhe kemi marrë siguri të njëpasnjëshme dhe përveç angazhimit parimor, nuk kemi marrë asnjë vendim. Kjo, sepse kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm jo vetëm tek siguria teknike, por edhe përfitimi që do nxirrte kombi ynë nga kjo ofertë fantastike.
Më lejoni që t’u them hapur se për këtë jam përpjekur gjithë këto ditë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Dua të pyes ata që me gjithë të drejtë pyesin e duam Shqipërinë si gjithë Europa: A e dini sa zona të rrezikshme ka Shqipëria, të cilat vrasin përditë dhe që Shqipëria e varfër nuk i ka pastruar dot, pasi duhen para sa qimet e kokës.
Ne u mirëkuptuam për kushtin e panegociueshëm për tërheqjen e të gjitha mbetjeve të armëve kimike që do të shkatërroheshin, sepse duhet të kuptoni që nuk do të vinin armë të rrezikshme. Kështu, në territorin tonë nuk do të mbetej asnjë lëndë kimike.
Në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë me respektin dhe dinjitetin më të madh. Paraardhësi im në dy dekada çau marrëdhëniet me aleatët tanë dhe tha se presidenti Obama kërkon të shfarosë shqiptarët. Unë e di mirë sa ju dhemb juve humbja e pushtetit dhe goditja e botës kriminale që ju kishit krijuar. Por, që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit, nuk ma priste mendja.
Po, pse biznes për djalin tim dhe oborrin tim është ky operacion, o ju që bëtë Gërdecin. Po pse, Amerika e bëri Gërdecin, që thoni se nuk duam një Gërdec të dytë, ju që e shkaktuat atë.
Doni të bëni referendum kundër Amerikës, por referendumin e bëri Shqipëria më 23 qershor, kur ju përzuri ju plehra. Të dashur të rinj protestues, protesta juaj ka qenë e vetmja dallëndyshe e pastër. Unë ndihem shumë mirë për ju, por edhe për shumë prindër, të cilët deri më dje i trembeshin daljes në protestë, tani dalin pa frikë në rrugë. Kam shumë respekt për kurajon tuaj. Asnjë problem, nuk është personal, siç më thoshte mikja ime Elsa Lila.
Sot nuk është dita për t’u ndërruar mendja, por vetëm për t’u thënë bravo.
Por, sot është dita që unë t’u them edhe këtë: SHBA nuk vrasin njerëz, por janë vrarë në të mirën e njerëzimit. Pa SHBA shqiptarët nuk do të ishin kurrë të lirë dhe të pavarur në dy shtete. Pa SHBA sot nuk do të kishte protesta kundër armëve kimike, kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan t’u gënjenjë dhe shpifin kundër Amerikës.
Si përfundim, Shqipëria e ka të pamundur që të përfshihet në këtë operacion.
Fjala e plote e kryeministrit: Ja e vërteta e armëve kimike
Lexo edhe:
Ambasada e ShBA-ve: “Respektojmë vendimin e Kryeministrit Rama”