in

Inagurohet monumenti i Skënderbeut në Fermo

Edhe këtë vit, shoqata Skanderbeg e Fermos  ka organizuar disa veprimtari me rastin e festës së pavarësisë. Festimet kanë filluar prej një jave por takimi më i rëndësishmëm është ai i të dielës, më 24 nëntor, në sheshin dedikuar Skënderbeut, ku inaugurohet busti i heroit tonë kombëtar, në fraksionin San Tommaso të Fermos.

Programi:

11:00 Himnet kombëtare italiane e shqiptare, prerja e shiritit të inagurimit të monumentit të Skënderbeut, përshëndetje e autoriteteve të pranishëm.
11: 30 Dhënia e çmimeve për fituesit e turneve të futbollit, shahut e dominosë.
11:45 Ushqime tradicionale dhe muzikë e valle popullore shqiptare nga të gjitha krahinat, interpreton grupi Nënë Tereza.

Shoqata Skanderbeg e Fermos njofton se do jenë të pranishëm veç përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Fermos dhe të Rajonit Marche dhe të Parlamentit italian, edhe Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Zef Çuni, zv/ministër i Kulturës në Shqipëri dhe Spartak Braho, deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Ralf Gjoni, këshilltar i Kuvendit.
Janë të ftuar ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Romë, nga Kosova është i ftuar nën kryetar i Kuvendit të Kosovës zoti Xhavit Haliti, nga Maqedonia është e ftuar deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri Baba Edmond Brahimaj, bektashi, Haxhi Selim Muca, kryetar i Myslimanëve, Atë Nikolla Marku, prift ortodoks; përfaqësuesit e Pushtetit lokal në Shqipëri Petrit Sinaj, Kryetar i Qarkut Berat, Fadil Nasufi, kryetar i Bashkisë Berat; Arianit Çela, kryetar i Komunës Kodovjat, Edmond Stojku, drejtor i ASHR. Do të jetë gjithashtu i ftuar Ylli Ndroqi, drejtor i televizionit Ora News, që do të japë në trasmetim të drejtpërdrejt aktivitetin, si dhe gazetarë të të tjerë nga Shqipëri, Kosova e Italia.

Skanderbeg e Fermos fton të gjitha shoqatat e qytetarët të marrin pjesë në inaugurimin e bustit të heroit kombëtar, të dielën më 24 nëntor 2013.

Për informacione e prenotime: 3384954355; albaferm[at]yahoo.it; 3293160172; 320947302

Ad Asti si festeggia l’indipendenza. Con balli, canzoni e humor albanesi

“Bangla tour, camerati!” Caccia allo straniero a Roma