Pesë vjet e gjysmë për njërin e nga 4 vjet e 4 muaj për pesë të tjerët
Romë, 23 nëntor 2013 – Është mbyllur të premten me gjashtë dënime, shkalla e parë e gjykimit e gjashtë shqiptarëve të kapur më 19 dhjetorin e shkuar në Sanremo gjatë një operacioni policor antidrogë. Asokohe operacioni u mbyll me sekuestrimin e rreth 1 kg heroinë, 150 gr kokainë, 40 gr marihuannë me lerë prej 200 mijë euro.
Dënimi më i rëndë, 5 vjet e 6 muaj, u dha për Xhani Gjonaj, 24 vjeç, me banim në Sanremo që konsiderohet kreu i grupit. I njëjti dënim u kërkua edhe për Fran Gjonaj, 52 vjeç, por gjykatësit i dhanë vetëm 4 vjet e 4 muaj heqje lirie, njësoj si edhe katër të tjerëve: Rita Prelajt, 47 vjeç, Flora Mirashit, 49 vjeç, e të bijës Eva Mirashi, 24 vjeç, dhe Artan Pjetrit, 39 vjeç.