in

Belle Air. Lajmi i pezullimit të fluturimeve përhapet në Itali

Pezullimi i papritur i të gjitha fluturimeve Belle Air  ka krijuar në aeroportin e Rinasit. Sipas mediave shqiptare rreth 500-600 udhëtarë, pjesa më e madhe emigrantë, që praktikisht kanë mbetur në tokë, kanë protestuar sot kundër kompanisë duke kërkuar t’u sigurohet mundësia e kthimit ose rimbursimi sa më i shpejtë i parave. Të tjerë janë paraqitur përpara zyrave të Belle Air-it në qendër të Tiranës me të njëjtat kërkesa.

Situata nuk është e lehtë as në aeroportet e Italisë ku janë paraqitur qindra vetë me biletën në dorë e aty kanë marrë vesh lajmin se Belle Air ka anuluar fluturimet.

E shqetësuar për situatën, edhe ENAC – enti kombëtar italian për aviacionin civil, i cili që në mëngjes ka lëshuar një komunikatë shtypi me të cilën përcjell deklaratën e Belle Air-it e siguron se do të monitorojë situatën “për të mbrojtur interesin e përgjithshëm të pasagjerëve dhe të sektorit”.

Nga zyra e shtypit e ENAC thonë për Shqiptariiitalisë.com se Blu Panorama sapo ka marrë edhe autorizimin nga autoritetet shqiptare për të zëvendësuar, vetëm në disa prej linjave dhe përkohësisht, fluturimet e Belle Air-it. Por për të mësuar mënyrën se si do të përdoren biletat e Belle Air-it për fluturimet Blu Express, këshillojnë të telefonohet pranë kompanisë së parë.

Sa për situatën e pasagjerëve nëpër aeroporte, thonë se nuk u janë raportuar trazira të veçanta, por natyrisht janë të vetëdijshëm për “problemet që u janë krijuar pasagjerëve nga e papritura e hidhur”.

Lajmin e pezullimit të fluturimeve e përcjellin në Itali veç mediave të specializuara të fluturimeve dhe ato lokale, veçanërisht të qyteteve ku Belle Air kishte fluturime nga Tirana. Kështu lajmin e gjen në agjencinë e shtypit ASCA, GuidaViaggi.it, Ilvolo.it, por edhe në Bergamonews, Bari today, Venezia Today, Torino today, Umbria 24 News etj.

Shqiptari i Italisë

Belle Air ka vazhduar të shesë bileta edhe pas deklarimit të falimentimit

Violenza sulle donne. Il governo: “Importante il permesso di soggiorno per le vittime”