Me 49 pro, një abstenim, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç. Shqipërisë i kërkohet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës
Romë, 5 dhjetor 2013 – Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm drejt aderimit të Shqipërisë në BE. Sot Parlamenti Europian ka miratuar rezulotën me të cilën kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro dhe me vetëm një abstenim, Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.
Për më shumë se 30 minuta, Komisioni i Jashtëm i Europarlamentit ka diskutuar rezolutën për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Deputetët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria drejt integrimit, duke vlerësuar pranimin paqësor të rezultatit zgjedhor dhe kalimin e qetë të pushtetit.
Mes kërkesave që vazhdojnë t’i drejtohen Shqipërisë, bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës për integrimin.
Ja rezoluta e miratuar sot në Komisionin e Jashtëm i Parlamentit Evropian