in

Naço në Romë: Nga janari procedurat për riatdhesimin e një pjese të të burgosurve shqiptarë

Në qendër të bisedës mes ministrave të Drejtësisë, Annamaria Cancellieri dhe Nasip Naço, çështjet e ekstradimit dhe të transferimit të të dënuarve shqiptarë që sot vuajnë dënimin në Itali

Romë, 6 dhjetor 2013 – I ftuar nga homologia e tij, Annamaria Cancellieri, ministri shqiptar Nasip Naço zhvilloi një vizitë në Romë, në Ministrinë Italiane të Drejtësisë. Ata kanë diskutuar për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve në fuqi mes dy vendeve për ekstradimin dhe transferimin e të dënuarve në vendin e origjinës. Ministrat u shprehën të gatshëm për lehtësimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve ndërsa në fokus të bisedës ishte edhe reforma aktuale që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë shqiptare në sistemin penitenciar. Ministri shqiptar është angazhuar se nga janari do të nisin procedurat për transferimin në Shqipëri të një pjesë të të dënuarve shqiptarë që tani vuajnë dënimin në burgjet italiane. Për këtë qëllim, gjithnjë nga janari i ardhshëm, është rënë dakord që ministria e Drejtësisë italiane të nisë në Tiranë një mision teknik.

Riatdhesimet e të burgosurve të huaj në vendlindje është një çështje aktuale në Itali për shkak të mbingarkimit të burgjeve: numri i të burgosurve është shumë më i lartë se kapaciteti i strukturave. Në burgjet italiane ndodhen sot  64.047 të burgosur, ndërsa kapaciteti i tyre është për 47.649 persona (të dhëna të ministrisë së Drejtësisë së 30 nëntorit 2013). Ndër të burgosurit, mëse një e treta (22.434 vetë) janë të huaj për të cilët kërkohet shpesh që të çohen në vendlindje për të shlyer atje dënimin. Gjë që është e pamundur për shifra të konsiderueshme pasi një pjesë e mirë e tyre (rreth 10.000 vetë) janë në pritje të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, dhe për faktin se janë të pakta marrëveshjet dypalëshe mes Italisë e vendlindjeve të të burgosurve.

Të burgosurit shqiptarë në Itali janë sot 2.860, nga të cilët 35 gra.

“Shqipëria Ime” feston Pavarësinë në Varese

Primarie PD: I tre candidati a confronto su immigrazione e cittadinanza