in

Renzi: “Tragjeditë e imigracionit janë tragjedi italiane që shpesh harrohen”

Sekretari i sapozgjedhur i PD-së italiane menjëherë pas fitores: “Nuk mund të kujtohemi për disa vende vetëm kur ndodhin tragjedi”

Romë, 9 dhjetor 2013 – Prato dhe Lampedusa, njësoj si Taranto, Olbia apo Terra dei Fuochi. Sepse tragjeditë e imigracionit janë tragjedi italiane që konsumohen në periferitë e Vendit e që shumë lehtë harrohen.

I ka kujtuar mbrëmjen e djeshme sekretari i ri i PD-së Matteo Renzi, në fjalën e tij menjëherë pas shpalljes së fitores në zgjedhjet për kreun e partisë, të njohura me emrin Primarie.

“Sot – tha mes të tjerash – kishte dille anëembanë Italisë, por bënte ftohtë. Bënte ftohtë në Prato pranë kapanonit ku të drejtat e punës e të punonjësve nuk kanë pasaportë. Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë pse kanë vdekur shtatë kinezë, sepse nuk i njohim, sipse nuk dimë as të themi ç’emër kishin”.

“Bënte ftohtë në Olbia ku pakti për stabilitetin mban të bllokuara në arkat e komunës 50 milionë euro, kur ligji i stabilitetit ka dhënë vetëm 30 milionë euro (për gjithë Italinë) për parandalimin dhe mbrojtjen e territorit për vitin 2014. Bënte ftohtë në Terra dei Fuochi ku prej 20 vjetësh politika italiane tregon fytyrën e saj më të keqe”.

Bënte ftohtë në Taranto, ku sfida e Ilva-s nuk është vetëm ekonomike e industriale por është sfidë qytetërimi dhe respekti për jetën e atyre punonjësve dhe për mundësitë e punëdhënies në atë territor”.

Bënte ftohtë – ka vazhduar – në periferitë e braktisura të qyteteve tona dhe bënte ftohtë në zemër të Italisë, që është Lampedusa. Sepse ne nuk mund të kujtohemi për disa vende të skajshme vetëm kur ndodhin masakra, ndërsa në çastet e vizibilitetit maksimal të bëjmë sikur nuk ekzistojnë”.

 

Diplomat e lehta të universiteteve shqiptare

Bergamo. Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari i masakruar me shkop