Forcat e rendit kanë zbuluar se Malaj jetonte me gruan e fëmijët pak metra larg vendit ku u gjet i vdekur të dielën në mëngjes
Romë, 10 dhjetor 2013 – Është identifikuar kufoma e masakruar e gjetur mëngjesin e të dielës në fushat e Verdellinos në provincën e Bergamos. Është e Shkëlzim Malajt, 38 vjeç, që banonte vetëm pak metra nga vendi ku u gjet i vdekur. Për vite kishte jetuar ne Molfetta të Barit, nga gushti kish shkuar në veri bashkë me gruan e fëmijët dhe punonte në një ndërmarrje ndërtimi të një shqiptari në provincën e Milanos.
Policia akoma është në kërkim të vrasësve. Kanë arritur të zbulojnë vetëm një element që mund të ketë vlerë në zbulimin e të vërtetës: ditën kur është getur i vekur, Shkëlzim Malaj kish marrë një telefonatë dhe kish dalë herët nga shtëpia. Hetuesit mendojnë se dikush i ka dhënë takim e po i njëjti edhe e ka vrarë në mënyrë barbare. Hapi tjetër do të jetë me siguri kontrolli i telefonatave që Shkëlzimi ka pasur orët e fundit të jetës së tij.