in

Edi Rama, sot në Itali. Takim me kryeministrin Letta

Paradite në Bari me Guvernatorin Nichi Vendola, nga ora 14.30 në Romë, fillimisht në Confindustria e më pas në Kryeministri për një takim me homologun e tij Enrico Letta.
TAP, kooperimi italo-shqiptar dhe nxitja e investimeve italiane në Shqipëri në qendër të takimeve

Kryeministri Rama me sipermarres italiane ne Tirane, me 5 dhjetor
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga një delegacion i gjerë qeveritar, do të jetë nesër në Itali. Në orën 9.00 në Bari, kryeministri shqiptar do të ketë një takim me guvernatorin e Puglias Nichi Vendola. Më pas, së bashku do të marrin pjesë në konferencën mbi Alterenergy, “projekt i rëndësishëm për kooperimin mes Shqipërisë dhe Puglies” siç e përshkruan Silvia Godelli, drejtoreshë e zyrës për Mesdheun dhe veprimtaritë kulturore së Krahinës. “Është një takim i një rëndësie strategjike – nënvizon Godelli – dhe hedh bazat për bashkëpunim të gjerë mes dy brigjeve të Adriatikut mbi temat e energjisë nga burime të ripërtëritshme, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve tona”.

Pasdite, Rama do të jetë në Romë. Në orën 14.30 do të ketë takime në Confindustria, ndërsa në orën 18.00 do të takojë kryeministrin italian Enrico Letta. Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Vizita e Ramës në Itali u parapri nga një takim që kryeministri shqiptar  organizoi në Shqipëri më 5 dhjetor me sipërmarrësit italianë, gjatë të cilit lajmëroi krijimin e “një grupi deputetësh, të cilët kanë detyrimin, përgjegjësinë dhe dëshirën të marrin pjesë personalisht në këtë nismë, duke shkuar në Itali, të flasin dhe prezantojnë Shqipërinë, mundësitë që ne ofrojmë. Ata do të dëgjojnë sipërmarrësit italianë dhe të krijojnë një urë mes sipërmarrësve italianë, qeverisë dhe institucioneve shqiptare”.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe: Rama sipërmarrësve italianë: “Kushte lehtësuese për investitorët e huaj në Shqipëri” 

 

Kriza frenon remitancat e emigrantëve shqiptarë. Sot më të ulëta se kurrë

Rimesse. 6,8 miliardi di euro spediti in patria dagli immigrati in UE