in

Fluturime të reja nga Bari, Genova dhe Napoli drejt Rinasit

Nga 20 dhjetori, në aeroportin e Rinasit do të zbresin edhe avionët e kompanisë Small Planet Airlines

Romë, 11 dhjetor 2013 – Me falimentimin e Belle Air, veç futjes së fluturimeve të reja Blu Panorama, shtimit të fluturimeve të kompanive  Alitalia dhe Air One, në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit, nga 20 dhjetori do të mbërrijnë nga Italia edhe avionët Small Planet Airlines.

Kjo kompani, e specializuar në fluturime charter, do të lidhë aeroportin shqiptar me ata të Barit, Napolit dhe Genovas, fillimisht me dy fluturime në javë, të hënë e të premte, e më pas me tre (shtohet edhe një fluturim të mërkurën). Siç shihet në flyplanet.com ku mund të prenotohen biletat, çmimi i tyre shkon nga 55 euro për fluturimin Bari-Tiranë deri në rreth 100 euro për fluturimet që lidhin Shqipërinë me Genovën apo Napolin.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:
Nga Belle Air në Blu Express me 60 euro më shumë
Alitalia e Air One shtojnë fluturimet për Shqipëri

Durrës. Sekuestrohen 850 kg drogë, arrestohet një person

Orvieto. Arrestohet 26-vjeçari me 30 kg marihuanë në makinë