Matteo Renzi është zyrtarisht sekretar i PD-së, detyrë që i jepet me Asamblenë kombëtare të partisë që u mbajt të dielën në Milano. Dhe dikton menjëherë linjën e tij, drejtimin që dëshiron t’i japë forcës politike, sekretariatin e të cilës e fitoi me primarie të hapura ku votuan rreth 3 milionë qytetarë e në të cilat mori rreth 1,9 milionë preferenca.
“Reforma, italianët duan refoma, ndryshim radikal”.
E mes reformave Renzi rendit edhe atë të Bossi-Finit dhe të shtetësisë për brezat e dytë. “Të qajmë pas tragjedive e pastaj të harrojmë gjithçka eshte e papranueshme. Ne paktin e koalicionit nevojitet angazhimi per te ndryshuar ligjin Bossi-Fini” – thotë Renzi përpara asamblesë duke vënë theksin në ius soli – “Duhet patjetër të ndryshojmë ligjin mbi shtetësinë, duhet të parashikojmë dhënien e shtetësisë për ius soli, që kryebashkiakët si unë të mos bëhen me turp përpara fëmijëve”. “Sepse kur Barbara, 11 vjeçe më pyeti pse shoqja e saj e bankës, Fatimeja, nuk është italiane, nuk dija ç’t’i thoja. Dhe Barbara, me të drejtë, e ka të vështirë të kuptojë që dy shoqet nuk kanë të njëjtat të drejta, edhe pse kanë lindur në të njëjtin spital të Firences, jetojnë në të njëjtin pallat, ndjekin të njëjtën shkollë, flasin me të njëjtin dialekt, nesër do të bëjnë tifo për të njëjtën skuadër”.
“Edhe këto janë tema të rëndësishme në qendër të axhendës së qeverisë ku bën pjesë PD”.
(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)