in

“Nën bluzën time” i Irma Kurtit tani flet italisht

Shkrimtarja Irma Kurti  prezantohet përpara lexuesit italian me një botim të ri, vëllimin poetik “Sotto la mia maglia”. Ky është libri i katërt i saj në gjuhën italiane

Irma Kurti prezantohet me një tjetër botim të ri në gjuhën italiane, përmbledhjen me poezi: “Sotto la mia maglia”. Vëllimi përmban 70 poezi të ndara sipas tematikës në katër pjesë: “Në një lëndinë ëndrrash”, “Magji e dashurisë”, “Dhimbje” e “Qielli im i melankolisë”.

Në parathënien e librit “Sotto la mia maglia”, publikim i shtëpisë botuese Kimerik, shkruhet: “Nuk mund të zgjidhte titull tjetër më të goditur Irma Kurti, poetesha me një thellësi të jashtëzakonshme shpirti, rrjedhojë kjo ndoshta dhe e eksperiencës së saj personale. Me origjinë shqiptare dhe e emigruar në Itali, autorja ia del të përshkruajë në mënyrë perfekte gjendjen shpirtërore të dikujt që është i detyruar të braktisë atdheun dhe të jetojë një të ardhme larg tij. Nostalgjia është nyja lidhëse e poezive, argumenti i padukshëm që bashkon të gjitha krijimet, pavarësisht nga tematika që afrontohet dhe argumenti i trajtuar. Një përmbledhje që pavarësisht nga shumëllojshmëria e tematikës rrotullohet gjithnjë rreth një figure të vetme, asaj të autores, që zgjedh, pikërisht “të heqë bluzën” duke zbuluar e dhuruar veten përmes vargjeve”.

Ky është libri i katërt i Irma Kurtit në gjuhën italiane pas “Tra le due rive” roman autobiografik, 2011, “Risvegliare un amore spento” poezi, 2011, “Un autunno senza ritorno”, tregime 2012. Për këto botime Kurti ka marrë shumë vlerësime si Çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Lago Gerundo 2011 në Paullo – Milano si dhe çmimin e tretë në Konkursin “Giovanni Gronchi” në Pontedera-Pisa 2013 për librin “Tra le due rive”, çmimin e tretë në Konkursin Letrar “Città di Recco” 2012 si dhe çmimin e kritikës në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës 2011 “Integrimi kulturor për një botë më të mirë” në Milano për përmbledhjen poetike: “Të rizgjosh një dashuri të shuar”, çmimin e tretë për “Një vjeshtë pa kthim” në Konkursin Ndërkombëtar ”Europa“ 2013 në Lugano, Zvicër etj.

Në gjuhën shqipe, vëllimi “Nën bluzën time” u botua në maj të këtij viti nga Shtëpia Botuese Dudaj, së bashku me dy libra të tjerë të Kurtit, përmbledhjen me tregime “Një vjeshtë pa kthim” e librin me publicistikë: “Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta”.

Gjatë këtij viti gjithashtu Irma Kurti fitoi dhe çmimin prestigjoz Universum Donna për Letërsinë si dhe “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes i Zvicrës Italiane.

(Ndiqni ‘Shqiptari i Italisë’ në Facebook dhe Twitter)

Renzi: “Ndryshim i Bossi-Finit dhe shtetësi italiane për brezat e dytë”

L’errore dell’UE se non ci accorda lo status