in

Kur ripërtërihet leja e qëndrimit, duhet lajmëruar Komuna?

Kam përtërirë lejen e qëndrimit para disa muajve. Tani më mbërriti një letër e Komunës që më lajmëron se po të mos paraqitem brenda 30 ditëve më heqin nga regjistrat e Gjendjes Civile. Pse?

Sipas nenit 11, paragrafi c, i D.P.R. 223/89, shtetasit e huaj jokomunitarë që rezultojnë të regjistruar në listën e popullatës rezidente në Komunë janë të detyruar të deklarojnë përtëritjen e vendbanimit të zakonshëm brenda 60 ditëve nga përtëritja e lejes së qëndrimit. Gjatë periudhës së nevojshme për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, regjistrimi vazhdon të jetë i vlefshëm.

Në fakt, sipas rregullores së mbajtjes së regjistrave të zyrave të Gjendjes Civile, pasi kalojnë gjashtë muaj nga data e skadencës së lejes së qëndrimit apo të kartës së qëndrimit, vetëm pas të bëhet një verifikim, Komuna i nis qytetarit të huaj, në adresën e fundit të deklaruar, një letër rekomandè me lajmërim marrjeje për paralajmërim të çregjistrimit për mos-ripërtëritje të deklaratës së vendbanimit të zakonshëm, duke e këshilluar të interesuarin të paraqitet brenda 30 ditëve në zyrën e Gjendjes Civile (Ufficio dell’anagrafe) me pasaportë dhe dokumentin e qëndrimit të ripërtërirë. Në rast se i huaji nuk paraqitet brenda kohës së parashikuar, Komuna procedon me heqjen e tij nga regjistri i zyrës së Gjendjes Civile dhe ia komunikon këtë Kuesturës.

Ndaj, është e rëndësishme të respektohet ky detyrim, sepse heqja nga regjistri i popullatës rezidente mund të hapë probleme për kriterin e rezidencës së vazhdueshme, i nevojshëm kur krkohet shtetësia italiane.

Maria Elena Arguello / Stranieriinitalia.it

In italiano: Quando rinnovo il permesso di soggiorno devo avvisare il Comune?

(Ndiqni ‘Shqiptari i Italisë’ edhe në Facebook dhe Twitter)

Dekret i ri fluksesh. Pak ardhje, shumë konvertime

Çfarë na kërkon Europa