in

Sekuestrohen në Vlorë e Durrës mbi 1 ton marihuanë me destinacion Italinë

Në Vlorë, në një furgon në afërsi të bregut gjendet rreth 1 tonelatë marihuanë. Në Durrës ndalohet Erion Leka në automjetin e të cilit u gjet një sasi prej 20,35 kg marihuanë

Tiranë, 16 janar 2014 – Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza  kanë bllokuar gjatë natës një sasi prej rreth 1 ton kanabis sativa në vendin e quajtur Cekodhima në fshatin Radhimë. Ndërsa në det rreth 200 metra nga bregu është parë e ankoruar një gomone, që sipas policisë do të përdorej për të transportuar drogën në Itali. Gomonia me disa persona brenda është larguar me shpejtësi me të kuptuar se ishte pikasur nga policia, e deri tani policia nuk ka mundur të arrestojë askënd.

“Gjatë kontrollit të territorit nga patrulla tokësore në vendin e quajtur Cekodhima në fshatin Radhimë është konstatuar automjeti tip fugon Volksëagen dhe rreth 200 m në brendësi të detit një mjet lundrues i ankoruar me disa persona në bord të cilët sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë janë larguar menjëherë në drejtim të Karaburunit”.- thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, policia e portit të Durrësit, gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar, ndaloi Erion Lekën, 24-vjeçar nga Durrësi, në automjetin e të cilit u gjet një sasi prej 20,35 kg marihuanë. Po merrte tragetin e linjës Durrës –Bari. Droga ishte ndarë në 27 pako të fshehura në ndenjëset e pasme të veturës.

Fondi për Integrimin. 18 milionë Krahinave për formim qytetar dhe gjuhësor

Vepra penale e klandestinitetit. Senati shtyn për të martën votimin për shfuqizimin