in

Regjistrimi në shkollë. Për bijtë i imigrantëve të parregullt kërkesa paraqitet dorazi

Të huajt me qëndrim të parregullt nuk mund të përpilojnë kërkesën online për të regjistruar fëmijët e tyre në shkollë sepse nuk kanë kodin fiskal. Sqarimet e ministrisë së Arsimit

Romë, 28 janar 2014 – Kanë nisur më 27 janar www.iscrizioni.istruzione.it regjistrimet online në faqet internet të ministrisë së Arsimit për të nisur që aty, nga e hëna 3 shkurt, kërkesat e regjistrimit të bijve të tyre në klasat e para të cikleve të ndryshme shkollore. Por kjo procedurë është e vlefshme për italianët e për të gjithë të huajt me qëndrim të rregullt në Itali. Për të parregulltit nuk mund të ndiqet kjo procedurë. Këta duhet të paraqiten personalisht në shkollën e zgjedhur për bijtë e tyre.

Gjithçka nis nga fakti që edhe bijtë e imigrantëve pa leje qëndrimi kanë të drejtën e detyrimin të ndjekin shkollën e detyrueshme në Itali dhe prindërit mund t’i regjistrojnë ata pa u trembur se mund t’i sinjalizojnë pranë forcave të rendit. Por janë të shumtë ata që më 27 janar kuptuan se nuk mund të regjistroheshin në sitin e ministrisë sepse parashikon futjen e detyrueshme të kodit fiskal të prindit, që të parregulltit nuk kanë.

E megjithatë, një paragraf i qarkores që ministria e Arsimit u nisi shkollave më 10 janar linte të mendohej se këtë vit mund të kishte risi të rëndësishme në këtë aspekt. Në qarkore thuhej se “edhe nxënësve jo italianë që nuk kanë kod fiskal u lejohet të bëjnë regjistrimin online. Një funksion i sistemit, në fakt, lejon krijimin e të një ashtuquajturi “kod të përkohshëm”, që, sapo të jetë e mundur, shkolla do të zëvendësojë me kodin fiskal përfundimtar”.

Në të vërtetë, siç kanë sqaruar për stranieriinitalia.it mbrëmjen e 27 janarit nga zyra e shtypit e ministrisë së Arsimit, prindërit që nuk kanë leje qëndrimi e për rrjedhojë as kodin fiskal “do të mund të bëjnë regjistrimin vetëm duke shkuar personalisht në shkollën që ndjekin bijtë e tyre apo në atë që kanë zgjedhur për vitin e ardhshëm shkollor”.

Atëherë pse flitej për regjistrim online? “Sepse sidoqoftë do të jetë një regjistrim online – thonë nga ministria – por do të bëhet nga personeli i shkollës. Asnjë kërkesë nuk do të paraqitet në letër. Ishte e pamundur të gjenerohej një kod i përkohshëm edhe për prindërit e parregullt për t’u lejuar atyre të

Ndryshe qëndron puna për fëmijët që sapo kanë ardhur me bashkim familjar me prindër me qëndrim të rregullt në Itali, por që akoma nuk e kanë një kod fiskal. Prindërit e tyre kanë kodin fiskal e për rrjedhojë mund të regjistrohen online në faqet internet të ministrisë dhe të nisin kërkesën e regjistrimit në shkollë për fëmijët. Pa lëvizur hiç nga shtëpia.

Elvio Pasca

Verona. Arrestohen dy të rinj shqiptarë, sekuestrohen mbi 40 kg heroinë

Bolonja. Nënë e bijtë e vegjël në spital për helmim nga oksidi i karbonit